40 milionë aplikacione janë ndërtuar me Lovable, këto janë 6 që kanë gjeneruar më shumë para! - Business Magazine Albania

40 milionë aplikacione janë ndërtuar me Lovable, këto janë 6 që kanë gjeneruar më shumë para!

40 milionë aplikacione janë ndërtuar me Lovable, këto janë 6 që kanë gjeneruar më shumë para!
Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Nëse deri dje “no-code” ishte thjesht një trend, sot me platforma si Lovable po shohim diçka shumë më konkrete: aplikacione reale, që jo vetëm funksionojnë, por edhe gjenerojnë të ardhura serioze. Nuk bëhet fjalë për eksperimente, por për produkte që po hyjnë në treg me shpejtësi dhe po fitojnë përdorues. Lovable funksionon si një  motorr që e kthen përshkrimin tënd në një aplikacion të plotë, frontend, backend dhe logjikë biznesi, pa pasur nevojë për një ekip zhvilluesish. Lovable është ndërtuar pikërisht për këtë: që një ide të kalojë nga koncept në produkt funksional brenda orësh ose ditësh, jo muajsh.

Plinq → aplikacioni për sigurinë në takime 

Një nga idetë më interesante është një aplikacion i fokusuar te siguria e grave, i cili kryen verifikime (background checks) për personat me të cilët dalin në takime. I ndërtuar brenda vetëm 45 ditësh, ky produkt ka arritur mbi 10,000 përdorues në vetëm 3 muaj. Ky është një shembull i qartë i një “pain point” real në treg dhe një zgjidhjeje të shpejtë me impakt të drejtpërdrejtë social.

Lumoo → aplikacioni për të provuar veshje me AI

Një tjetër startup inovativ operon në industrinë e modës, duke përdorur inteligjencën artificiale për të lejuar klientët të provojnë veshje virtualisht përpara blerjes. Platforma përdor dhjetëra modele AI për të gjeneruar përmbajtje të personalizuar për brende të mëdha si GANT. Kjo teknologji jo vetëm përmirëson përvojën e klientit, por edhe ul kostot e kthimeve për bizneset.

ShiftNex → aplikacioni për punonjësit në shëndetësi

Në sektorin e shëndetësisë, një aplikacion ka arritur të shërbejë mbi 5,000 profesionistë shëndetësorë, duke gjeneruar 1 milion dollarë të ardhura vjetore (ARR) në vetëm 5 muaj. Ky është një treg që kërkon efikasitet dhe koordinim, dhe teknologjia po e bën këtë të mundur përmes zgjidhjeve të thjeshta, por të shkallëzueshme.

Lexo edhe:Do të plakesh? Qëndro me mllef!

QuickTables → aplikacioni për menaxhimin e restoranteve

Një tjetër aplikacion ndihmon restorantet të menaxhojnë porositë dhe rezervimet në mënyrë më efikase. I ndërtuar brenda pak javësh dhe i shkallëzuar në mbi 100,000 dollarë të ardhura, ky startup tregon se si sektorë tradicionalë si gastronomia po transformohen nga teknologjia.

Q (Q Group) → aplikacioni në fushën e edukimit

Në fushën e edukimit, një platformë ka arritur mbi 500,000 përdorues dhe ka gjeneruar 3 milionë dollarë brenda 48 orëve nga lançimi i një versioni premium. Kjo tregon potencialin e madh të edtech dhe kërkesën në rritje për zgjidhje fleksibël dhe të personalizuara të të mësuarit.

Agjencitë e aplikacioneve: nga ide në produkte të gatshme

Së fundmi, një agjenci zhvillimi aplikacionesh po ndihmon startup-et të kalojnë nga ideja në produkte të gatshme për treg. Me një ekip të vogël, ata kanë arritur të rrisin të ardhurat në mënyrë të konsiderueshme brenda një viti, duke dëshmuar fuqinë e “lean teams” dhe ekzekutimit të shpejtë.

Kjo është arsyeja pse po shohim gjithnjë e më shumë aplikacione si: platforma për siguri në takime, aplikacione për provimin virtual të rrobave, sisteme për menaxhimin e restoranteve apo edhe platforma për edukim dhe shëndetësi, të gjitha të ndërtuara mbi të njëjtin model: ide + AI = produkt. Në fund, Lovable nuk është thjesht një mjet për të ndërtuar aplikacione. Është një “shortcut” drejt tregut. Dhe në një botë ku shpejtësia është avantazhi më i madh, kjo po ndryshon rregullat e lojës për çdo sipërmarrës.

lovable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0