4 gjërat që sipërmarrësit e rinj duhet t'i dinë para se të nisin idetë e tyre - Business Magazine Albania

4 gjërat që sipërmarrësit e rinj duhet t’i dinë para se të nisin idetë e tyre


Së pari vjen ideja e madhe, po pastaj? Për shumë sipërmarrës, ndjekja e ëndrrës për të filluar një biznes është pjesë e barabartë  emocionuese dhe frikësuese. Ja se çfarë sipërmarrësit e rinj duhet të bëjnë për të filluar:

1. Gjeni mentor dhe kërkoni këshilla:  Gjetja e një mentori, që të ofrojë udhëzime është  shumë e rëndësishme.

Sipërmarrja mund të jetë një ndjekje e vetmuar, dhe shumë pronarë biznesesh, preferojnë t’i bëjnë gjërat vetëm. Por kur filloni, ju keni nevojë për të dhëna dhe këshilla nga të tjerët që t’iu ndihmojnë të shmangni kurthet e zakonshme që pengojnë kaq shumë sipërmarrësit.

Mentorët me përvojë mund t’iu ndihmojnë me çdo gjë, për marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe për të ardhmen e kompanisë tuaj. Nëse ju jeni një sipërmarrës, ju e kuptoni entuziazmin që vjen me të menduarit se ideja juaj do të ndryshojë botën ose të revolucionarizojnë industrinë. Duke punuar me ata që kanë më shumë përvojë ndihmon të uleni me këmbë në tokë dhe të realizoni një model biznesi të pjekur.

2. Mësoni si të afroni firmat VC(Venture Capital): Afrimi i investitorëve për para është gjithashtu thelbësore për suksesin, kështu që përsosni bashkëbisedimin tuaj dhe njihuni me lojtarët e mëdhenj.

“Praktika të bën të përsosur,” dhe “praktika e përsosur të bën të përsosur.” Kjo shkon dyfish për bashkëbisedimet VC. Bëni përpjekje që njerëzit që ju dëshironi, të investojnë në biznesin tuaj. Duke qenë një sipërmarrës për herë të parë nuk do të thotë të jeni të papërgatitur.

Studioni procesin. Mësoni emrat. Bëni lidhjet, dhe jini absolutisht i sigurt që jeni gati për çfarëdo pyetje apo shqetësim që mund të kenë partnerët me të cilët po takoheni.

3. Të dini si të menaxhoni punonjësit tuaj: Shumë shpejt ju do të jeni bosi, punoni me aftësitë tuaja udhëheqëse dhe kuptoni se si të menaxhoni një ekip në rritje.

Një nga pjesët më të vështira për drejtimin e një startup-i e në rritje është ngjitja. Si pronar biznesi për herë të parë, ju duhet të investoni për të kuptuar aftësitë tuaja si një udhëheqës. A jeni në gjendje të sillni punëtorët e multi-gjeneratave së bashku në mënyrë që të merrni punën më të mirë nga punonjësit tuaj? Në qoftë se ju nuk jeni një person që arrini të menaxhoni marrëdhëniet me punonjësit,  ju ose duhet t’i kushtoni kohë zhvillimit të aftësive tuaja si menaxher, ose të gjeni një mënyrë për të punësuar persona me aftësi menaxheriale sa më shpejt të jetë e mundur.

4. Merrni veten (dhe punën tuaj) seriozisht: Nuk është e mjaftueshme që të keni një ide të veçantë ose revolucionare – ju duhet të tregoni seriozitet dhe një qëndrim që mund t’i bëni gjërat dhe t’i merrni idetë e t’i bëni realitet.

Edhe nëse ju jeni diplomuar së fundmi apo keni përvojë profesionale nën rripin tuaj, kuptoni se ndjekja e ëndrrës për të hapur një biznes do kërkojë shumë punë. Nuk është e mjaftueshme që të keni një ide të veçantë ose revolucionare.

Jini këmbëngulës, por të sjellshëm. Marreni punën tuaj aq seriozisht sa dëshironi që mentorët tuaj, punonjësit, partnerët dhe aktorët e tjerë t’iu marrin seriozisht. Kjo mund t’iu ndihmojë që të siguroni se fokusi do të jetë në trurin tuaj udhëheqës dhe në aftësitë e lidershipit.

 

burimi: forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0