Në fakt, shumë nga gjigantdt e teknologjisë që sot janë të suksesshëm e filluan me pak. Nëse jeni të interesuar për të ndjekur hapat e tyre këtu janë 50 ide për bizneset e teknologjisë së lartë.
Riparim i telefonave
Me aq shumë konsumatorë që përdorin telefonin ekziston një nevojë e madhe për shërbime riparimi.
Shitje e pajisjeve të vjetra
Shisni pajisje si kompjutera dhe telefona duke rinovuar modele të vjetra me pjesë të reja dhe të përmirësuara.
Konsultim për mediat sociale
Ju gjithashtu mund të përdorni ekspertizën tuaj në mediat sociale për të nisur një biznes konsultimi ku ndihmoni markat të krijojnë strategji dhe përmbajtje për platforma të ndryshme.
SEO specialist
Specialistët e SEO ndihmojnë bizneset dhe publikuesit online të zgjedhin përmbajtjen e tyre në internet për t’u listuar në motorët e kërkimit.
Platformë e Marketingut Dixhital
Marketingu dixhital është një tjetër fushë e teknologjisë së lartë në internet. Mund të krijoni platformën tuaj për të lidhur bizneset që kërkojnë të reklamojnë në internet.
Konsulencë për Marketing Dixhital
Ju gjithashtu mund të fokusoheni në marketing dixhital për klientët e biznesit, duke i ndihmuar ata në çdo gjë, nga reklamimi deri në përmbajtje.
Web Design
Ju mund të zhvilloni website për bizneset dhe klientët e tjerë.
Zhvillim i programeve softuerike
Ose mund të bëheni një zhvillues i pavarur i softuerëve për të krijuar programe për klientë të veçantë.
Zhvillim i aplikacioneve
Aplikacionet mobile po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për bizneset. Ju mund të punoni me klientë që duan të kenë aplikacionet e tyre, si freelancer.
Shitje të pajisjeve IT
Mund të shisni pajisje për bizneset dhe të tjerët që kanë nevojë për to.
Shkollë Online
Nëse jeni duke kërkuar mënyra për të përhapur njohuritë mbi një temë të caktuar, ju mund të krijoni një faqe interneti ose platformë edukimi online, ku ofroni materiale studentëve.
Platformë E-commerce
Për të ndihmuar sipërmarrësit e tjerë të bëjnë një jetesë online, ju mund të krijoni një platformë, ku shitësit mund të ngarkojnë produktet e tyre për t’u listuar për shitje.
Aplikacion për shopping
Ose mund të krijoni një aplikacion mobil për blerje online që u lejon klientëve të shfletojnë produktet e ndryshme dhe t’i blejnë ato nga telefonat e tyre.
Blog për teknologjinë
Nëse jeni të interesuar për të shkruar rreth teknologjisë, mund të filloni blogun tuaj dhe të bëni para përmes reklamave ose përmbajtjeve të sponsorizuara.
Podkast për tekologjinë
Në mënyrë të ngjashme, mund të filloni një podkast ku flisni për pajisjet e reja ose inovacionet në industrinë e teknologjisë.
Kanal në youtube për teknologjinë
Mund të krijoni përmbajtje me video në youtube dhe të gjeneroni fitime.
Influencer/e
Mund të formoni një audiencë në Facebook apo Instagram, pastaj të fitoni të ardhura si një influencerë/e.
Shërbim Livestreaming
Mund të filloni edhe shërbimin tuaj live që njerëzit e tjerë mund t’a përdorin për të ndarë mendimet e tyre dhe për t’u lidhur me fansat.
Platformë online për video
Në mënyrë të ngjashme, mund të filloni një website ose një aplikacion ku njerëzit mund të ndajnë përmbajtje video të lidhura me një temë ose fushë të caktuar.
Konsulent i teknologjisë
Nëse dëshironi të ofroni këshilla të përgjithshme rreth teknologjisë për klientët, ju mund të filloni një biznes konsultimi, ku i ndihmoni të marrin vendime për blerjet e pajisjeve të reja dhe përdorimin e softuerit.
Shërbimi për IT nga shtëpia
Mund të filloni një biznes nga shtëpia juaj ku jepni njohuri dhe u përgjigjeni pyetjeve për njerëzit që kanë probleme me IT.
Hulumtim online
Nëse jeni të aftë me mjete hulumtuese online, ju mund të përdorni ekspertizën tuaj për të bërë hulumtime për bizneset dhe klientët që kanë nevojë për njohuri të veçanta.
Shërbim Live Chat
Live chat po bëhet gjithnjë e më e përhapur për bizneset dhe pronarët e websiteve që kanë nevojë për një mënyrë për të komunikuar me klientët në kohë reale. Kështu që ju mund të ofroni një plugin ose platformë për t’u ofruar atyre këtë shërbim.
Krijues i Chatbot-ave
Ju gjithashtu mund të ndërtoni një chatbot që përdor Inteligjencën Artificiale për të komunikuar me njerëzit dhe pastaj t’ua ofroni atë klientëve.
Printime 3D
Printimi 3D është një tjetër trend i madh i teknologjisë. Nëse mund të dizajnoni pjesë të vogla ose produkte të tjera që mund të shtypen në 3D, mund të filloni një kompani të printimit 3D.
Prodhimi i produkteve të Robotikës
Shembull: Startupi i Kosovës- Akademia jCoders
Shërbim UX
Ju gjithashtu mund të ofroni një shërbim për pronarët e websiteve ose zhvilluesit e aplikacioneve duke testuar karakteristikat e tyre për t’u siguruar që ato janë duke ofruar një eksperiencë të mirë për përdoruesit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.