Themeluesja e Labbox: Krijuam një produkt që nxit problem-zgjidhjen dhe kreativitetin tek fëmijët


Labbox është një kompani e cila bën dizajnimin e produkteve edukative në fushën e elektronikës.

Produkti i tyre synon t’u mundësojë fëmijëve të kenë një laborator personal në shtëpi, përmes të cilit ata të arrijnë ta përdorin teknologjinë për të krijuar projekte të ndryshme dobiprurëse. Përmes librave me ilustrime dhe shembujve në praktikë, fëmijët duke përdorur labbox-in mësojnë sesi t’i zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të zgjidhin probleme teknologjike në mënyrë kreative.

Lexo: South Central Ventures investon në startupin kosovar Labbox

Labbox është i përshtatshëm për secilin fëmijë që mund të lexojë. Arta Shehu-Zaimi, bashkëthemeluesja e kompanisë argumenton se produkti labbox është i lehtë për t’u përdorur për shkak se është produkt fizik dhe jo virtual. Në këtë mënyrë fëmijët zhvillojnë imagjinatën e tyre dhe mund ta kuptojnë që teknologjia mund të jetë edhe reale, e prekshme.

SCV (kompania nga e cila kanë përfituar investimin) është një fond që investon në bizneset fillestare dhe ato në rritje. Investimi në Labbox është investim fillestar, i cili ka për qëllim të mundësojë nisjen e linjës së parë të prodhimit të produkteve të Labbox-it. Investimi i hap dyert Labbox-it për tregjet ndërkombëtare pasi investitorët janë të rrjetëzuar në këto pika. Për më tepër kur produktet përqendrohen jo vetëm në vendet shqipfolëse por edhe ato të huaja.

“Validimi që kemi marrë kur kemi qenë në njërin nga panairet më të mëdha edukative në Londër ka qenë një eksperiencë shumë interesante për ne, duke u krahasuar direkt me produktet që momentalisht janë konkurrente dhe duke operuar në treg, thekson Arta Shehu-Zaimi. Gjithashtu, në këtë panair ne kemi fituar medaljen e artë. Reagimet e njerëzve, sidomos prej atyre në fushën e edukimit kanë qenë mbresëlënëse për ne. Na kanë motivuar shumë për të vazhduar përpara dhe mezi po presim që të fillojë prodhimi i produktit”.

Çmimi i kutisë së parë është 45 euro, por meqë për momentin biznesi gjendet në një fazë promovuese, Labbox e ofron me ulje për 31.5 euro.

“Unë jam vetë nënë dhe vajza më e madhe është 8 vjeçe. E kuptoj brengën që kam si prind për të pasur mundësi t’i shtyj fëmijët të kalojnë kohën me diçka kualitative. Unë shoh shumë lojëra të ndryshme që nuk kanë vlerë edukuese, prandaj ne jemi munduar që të krijojmë një produkt që nxit problem-zgjidhjen, kureshtjen dhe kreativitetin tek fëmijët”, shprehet Arta.

E pyetur nga BusinessMag se cilat kanë qenë sfidat kryesore deri në përfitimin e investimit për kompaninë Labbox Arta tregon përvojën e saj:

“Që nga viti 2018, i kam shfrytëzuar maksimalisht mundësitë dhe lidhjet që i ofron ICK-ja (Qendra e Inovacionit në Kosovë) dhe kam qenë prezente në të gjitha eventet që kanë përfshirë prezantimet. Nuk ka qenë e lehtë. Nganjëherë kam pasur sukses në prezantim, nganjëherë kam dështuar, por në këtë mënyrë njerëzit filluan të më njohin. Edhe investitorët e mi më kanë parë në shumë prezantime dhe në çdo event më kanë dhënë fjalë dhe komente të mira. Në çdo prezantim jam siguruar që të paktën të flas për diçka të re, për traksionin e kompanisë sonë, sepse vazhdimisht kemi punuar me diçka të re.

Dhe një ditë kemi pranuar një email nga SCV-ja për një takim rreth mundësisë së investimit. Edhe këtu më ka ndihmuar shumë ICK-ja përmes një programi të konsulencës. Me ndihmën e Recura-s( kompani konsulence për bizneset) kemi arritur të negociojmë investimin e parë. E përgatitëm modelin e biznesit, e dërguam tek investitorët dhe e morëm vendimin pozitiv për investimin”.

Arta thekson se investitorëve më së shumti u intereson vizioni dhe ambicia e themeluesit për kompaninë në termin afatgjatë. Aksioma e Artës është ‘under-promise, over-deliver’, premto më pak sesa mendon që mund të bësh dhe mundohu të japësh më shumë sesa ke premtuar. Sepse kjo ofron më shumë besim dhe në fund të ditës gjithçka bazohet në menaxhimin e marrëdhënieve. Besimi është faktori kryesor në një marrëdhënie, sidomos në biznes”.

Kur filloni një biznes, Arta këshillon që t’i jepni vetes kohë për të mësuar diçka dhe të mos nxitoheni. Sepse në botën e sotme, veçanërisht si një sipërmarrës, domosdoshmërit do të ballafaqohesh me ndryshime të reja.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale