Speedo dhe Samsung Krijojnë Dallgë Partneriteti për të Sjellë tek Gear Fit2 Pro dhe Gear Sport Aftësitë më të Mira Gjurmuese në Not - Business Magazine Albania

Speedo dhe Samsung Krijojnë Dallgë Partneriteti për të Sjellë tek Gear Fit2 Pro dhe Gear Sport Aftësitë më të Mira Gjurmuese në Not


Partneriteti sjell një nivel të ri të gjurmimit të notit për konsumatorët duke forcuar risitë e Samsung me Pajisjet që Vishen

Berlin, 30 Gusht 2017 – Samsung Electronics Co., Ltd. dhe Speedo International Ltd. po ndihmojnë notarët në të gjithë botën për të gjurmuar aktivitetin e tyre nëpërmjet aksesit në platformën më të mirë të notit të Speedo, të quajtur Speedo On. Aplikacioni i gjurmimit të notit Speedo On do të përfshihet në Gear Sport dhe Gear Fit2 Pro të rinj të Samsung. Të dyja pajisjet janë të certifikuara 5 ATM për rezistencën në ujë deri në 50 metra. Me qasje të menjëhershme në Speedo On, Gear Sport dhe Gear Fit2 Pro bëhen shoqëruesi ideal për çdo notim.

Aplikacioni gjurmues Speedo On mat parametrat kryesorë të notit duke përfshirë numrin e xhirove, kohën e xhiros dhe llojin e notit për të gjurmuar dhe inkorporuar lehtësisht arritjet në not tek objektivat personale të fitnesit. E pajisur me dy pajisje të reja, konsumatorët kanë opsione për atë që funksionon më mirë për të plotësuar nevojat e tyre të aktivitetit në ujë; Gear Sport është një orë e zgjuar dhe elegante me shkëlqim, me karakteristika premium, ndërsa Gear Fit2 Pro është një rrip i ri ergonomik fitnesi me monitorim të vazhdueshëm të rrahjeve të zemrës dhe gjurmues me GPS. Të dhënat nga Speedo On përputhen gjithashtu me Samsung Health, platformën gjithpërfshirëse të Samsung për gjurmimin e të dhënave të fitnesit, për të ofruar një informacion më të gjerë të shëndetit dhe të mirëqenies personale.

Gear Fit2 Pro i ri i Samsung përmban aplikacionin e gjurmimit të notit Speedo On të instaluar, i cili mundohet nga algoritmi i zhvilluar me ekspertizë nga Speedo për saktësi optimale dhe transferim të dhënash direct në platformën e bazuar në web, Speedo On. I zhvilluar për notarët e fitnesit të orientuar nga të dhënat, platforma interaktive për gjurmimin e notit vepron si një partner trajnimi gjithëpërfshirës. Ajo ofron analizën e notimeve tuaja dhe gjurmon progresin përkundrejt objektivave tuaja të fitnesit, të shoqëruara me programe trajnimi shtesë, sygjerime dhe këshilla të përshtatura për ju – të zhvilluara nga disa prej trajnerëve dhe atletëve më të mirë në botë. Speedo On, gjithashtu i jep notit një dimension social, duke ju lejuar të ndiqni notarët e tjerë, të merrni pjesë në gara dhe të ndani arritjet. Në të dyja pajisjet Samsung Gear Sport dhe Gear Fit2 Pro, aplikacioni Speedo On u mundëson notarëve të realizojnë testime kohore dhe të marrin rezultatin e tyre SWOLF (një matje e efiçencës në not).

“Konsumatorët tanë të Gear kanë kërkuar produkte më rezistente ndaj ujit dhe tani me partneritetin Speedo dhe Gear Sport dhe Gear Fit2 Pro, ne po ofrojnë përvojën më të mirë për të përmbushur kërkesat e tyre”, tha Kiseon Kim, Nënkryetar i Ekipit të Strategjisë së Produkteve që Vishen pranë Mobile Communications Business, Samsung Electronics. “Ndërsa synojmë të përmbushim nevojat në ndryshim të konsumatorëve dhe dëshirën e tyre për të gjurmuar një sërë aktivitetesh dhe faktorësh mirëqenie, jemi të lumtur t’ua sjellim këto aftësi unike konsumatorëve që u pëlqen të qëndrojnë në ujë.”

“Speedo është e angazhuar që të frymëzojë më shumë njerëz të shkojnë në pishinë për të arritur objektivat e tyre të fitnesit. Bashkëpunimi ynë me Samsung është i pari i këtij lloji dhe sjell më të mirën e inovacionit teknologjik të Samsung së bashku me ekspertizën e notit të Speedo për tu siguruar notarëve të fokusuar tek fitnesi një nivel plotësisht të ri gjurmimi”, tha Rob Hicking, Drejtor i Markës pranë Speedo International. “Mezi presim të shohim se çfarë mund të arrijmë së bashku në pishinë.”

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI dhe LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

Rreth Speedo®

Marka kryesore në botë e veshjeve për not, Speedo është e apasionuar për jetën në ujë dhe rreth tij, duke krijuar teknologji të reja revolucionare, dizajne dhe inovacione duke mbështetur notin që nga elementët e tij bazë deri në nivelin elitë. Në vitet 1920 Speedo u bë i famshëm me Racerback: kostumi i parë në botë pa lesh. Në 2008 Speedo u dallua përsëri me Fastskin LZR Racer X – kostumi i parë i ndërtuar për t’i ndihmuar notarët që të ndjenin shpejtësinë e tyre. Zhvillimi i tij u bë i mundur nëpërmjet analizave të aspekteve fizike dhe psikologjike të notarëve me mbi 330 notarë elitë. Speedo është në pronësi të Speedo Holdings B.V dhe është shpërndarë në mbi 170 vende në të gjithë botën. Për të mësuar më shumë vizitoni: www.speedo.com. Speedo, pajisja Arrow, Fastskin, Aqualab, Sistemi racing, Biofuse, Speedo Endurance, Sculpture dhe LZR Racer janë marka tregtare të regjistruara të Speedo Holdings B.V. Kostumi Racz LZR ka të drejta dhe patentë në të gjithë botën. Kapuçi Fastskin3, syzet dhe kostumi kanë të drejta botërore të dizajnit dhe patentë në proces. Speedo On është në dispozicion në Android, iOS dhe web https://on.speedo.com.

Rreth Speedo On

Speedo On është platforma e re e trajnimit të notit nga Speedo. Është dizenjuar për të përmirësuar përvojën e notit dhe për të nxitur më shumë njerëz të merren me not, më shpesh. Përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin rekomandime të personalizuara për t’i mbajtur ata në rrugën e arrijtes së objektivave të tyre, të motivuar për të vazhduar, duke u fokusuar në mënyrat më të mira për ta, personalisht për të bërë më të mirën e tyre.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të:

  • Vendosin objektiva personale.
  • Ndajnë arritjet me notarët e tjerë.
  • Gjurmojnë notimet e tyre.
  • Analizojnë parametrat e tyre të notit.
  • Aksesojnë planet e stërvitjes dhe trajnimit të krijuara nga disa prej trajnerëve dhe atletëve më të mirë në botë.
  • Konsumojnë përmbajtje të përshtatshme për objektivat e tyre personale dhe performancën e notit.
  • Marrin pjesë në gara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0