15 mënyra të provuara shkencërisht se si të jeni më të suksesshëm në punë gjatë 2016-ës

15 mënyra të provuara shkencërisht se si të jeni më të suksesshëm në punë gjatë 2016-ës


Gjatë 2015-ës u bë shumë punë studimore në fushën e psikologjisë. Nga tema që flasin për produktivitetin, lidershipin e deri te dinamikat e skuadrës, kërkimet e këtij vitit ofrojnë informacione të reja në lidhje me mënyrat se si të bëhemi më kreativë, më efiçientë dhe punonjës më efektivë në ambjentin modern të punës.

Me afrimin e vitit të ri, ne kemi sjellë studimet më bindëse.

 

1. Orari më i mirë për të pirë kafen mund të jetë në mes të mëngjesit

E ndërsa dita ecën, energjitë tuaja dhe përqëndrimi bien, kështu që është më e vështirë të ruash informacione gjatë orarit të pushimit.

mënyra-të-provuara-shkencërisht-se-si-të-jeni-më-të-suksesshëm-në-punë- gjatë-businessmag

Për maksimumin e produktivitetit, studiuesit sugjerojnë se duhet të dilni prej zyrës pas mëngjesit të hershëm dhe jo në mesditë.

 

2. Një tryezë e rrëmujshme mund t’ju bëjë më produktivë

Kur përballemi me kaosin fizik, studiuesit thonë se ne përpiqemi të vendosim rregull duke ndjekur objektiva të qartë dhe të mirëpërcaktuar.

mënyra-të-provuara-shkencërisht-se-si-të-jeni-më-të-suksesshëm-në-punë- gjatë-businessmag

Për aq kohë sa kolegët tuaj nuk kundërshtojnë, konsideroni ta mbani hapësirën e punës lehtësisht të ç’rregullt.

 

3. Fikni telefonin-Vetëm duke e dëgjuar që vibron mund t’ju bëjë më pak produktivë

mënyra-të-provuara-shkencërisht-se-si-të-jeni-më-të-suksesshëm-në-punë- gjatë-businessmag

Në një studim, performanca e njerëzve në një detyrë ku e dinë se çfarë duhet të bëjnë ishte në mënyrë të konsiderueshme më e dobët kur telefoni i tyre binte, se sa kur ishte vënë në opsionin “heshtje.”
Mbajeni telefonin të fikur ose të fshehur nga pamja juaj në mënyrë që të fokusoheni në një detyrë.

 

4. Copëzimi i detyrave të mëdha në pjesë më të vogla mund të ndihmojë në parandalimin e zvarritjes së punëve

mënyra-të-provuara-shkencërisht-se-si-të-jeni-më-të-suksesshëm-në-punë- gjatë-businessmag

Ndonjëherë ne kemi frikë të nisim detyra sepse duken shumë të mëdhaja dhe frikësuese.
Prandaj duhet t’i ndajmë në punë më të vogla, do të kënaqeni duke shënuar si të përfunduar artikuj të vegjël nga lista jonë e gjërave për të bërë, dhe pa e kuptuar , do ta kemi mbaruar të tërë punën.

 

5. Përdorimi i një tavoline të lëvizshme pune mund t’ju bëjë ju më pak produktivë

Në një studim, njerëzit ishin shkrues më të këqinj në kompjuter dhe kishin më shumë vështirësi në mbajtjen mend të fjalëve dhe numrave nëse ecnin në një pistë të lëvizshme, se sa kur rrinin ulur në karrige.

mënyra-të-provuara-shkencërisht-se-si-të-jeni-më-të-suksesshëm-në-punë- gjatë-businessmag

Mund të jetë mendim i mirë nëse ngriheni nga tavolina juaj e punës dhe të shëtisni për disa minuta në ditë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 15 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

 

6. Multi-tasking mund t’ju bëjë më të lumtur në kontekstin afatgjatë

Ekzekutimi i shumë detyrave në një periudhë të shkurtër, gjithsesi, mund t’ju bëjë më pak të lumtur.

mënyra-të-provuara-shkencërisht-se-si-të-jeni-më-të-suksesshëm-në-punë- gjatë-businessmag

Nëse duhet të bëni shumë detyra të ndryshme në rrjedhën e një ore, studiuesit sugjerojnë që t’i “derdhni” ato me mendje në një kategori të vetme, si “gjëra që kanë lidhje me punën” ose “punë për të fituar ngritje në detyrë.”

 

7. Ju mund të jeni më shumë kreativë kur mendërisht jeni të rraskapitur

Kjo mbase ndodh pasi nuk keni më ‘fuqi’ të filtroni jashtë trurit, informacione të panevojshme, kështu që ju mbetet të jeni më të hapur ndaj ideve të reja dhe jo-konvencionale.

mënyra-të-provuara-shkencërisht-se-si-të-jeni-më-të-suksesshëm-në-punë- gjatë-businessmag

Konsideroni kthimin në shtëpi nga puna duke bërë “brainstorming” në lidhje me sugjerimet për projektin e ri të ardhshëm në vend që të vegjetoni përballë televizorit.

 

8. Jini të “përulur”

Liderat që nënvlerësojnë zotësitë e tyre janë përgjithësisht ata që konsiderohen më efektivët. Kjo ndodh pasi këta liderë janë gjithmonë në përpjekje për tu përmirësuar.

mënyra-të-provuara-shkencërisht-se-si-të-jeni-më-të-suksesshëm-në-punë- gjatë-businessmag

Nga ana tjetër, liderat që mbivlerësojnë zotësitë e tyre janë vlerësuar si më pak efektivët nga shefat më të lartë, kolegët dhe ata që ndodhen nën tyre në hierarkinë e organizatës, sipas të dhënave në një studim.

 

9. Vazhdoni të mësoni ashtu siç keni bërë kur nisët të punonit në fillim

mënyra-të-provuara-shkencërisht-se-si-të-jeni-më-të-suksesshëm-në-punë- gjatë-businessmag

Studimet sugjerojnë se të rinjtë në moshë mund të jenë menaxherë më të mirë se kolegët më të moshuar, mbase sepse ka më shumë gjasa që ta pranojnë të renë, të pranojnë më shumë feedback, dhe të vendosin objektiva sfidues.

 

10. Menaxhoni në mënyrë aktive nivelin e stresit

Meshkujt me nivele të larta të hormoneve të stresit, kortizolin, mund të menaxhojnë më pak vartës, sipas një studimi.

mënyra-të-provuara-shkencërisht-se-si-të-jeni-më-të-suksesshëm-në-punë- gjatë-businessmag

Ideja e këtij studimi qëndron tek fakti se stresi mund ta bëjë më të vështirë për cilësitë e lidershipit të depërtojnë, kështu që bëjeni prioritet menaxhimin e stresit.

Artikulli u publikua më parë në faqen 15 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

 

11. Qëndroni të hapur ndaj feedback-ut në vend që të kundërpërgjigjeni për mbrojtje

Në një studim, liderat që përpiqen të vetëmbrohen u cilësuan si më pak efektivët nga menaxherët e tyre në vlerësimet që përfshinin komunikimin dhe aftësinë për të arritur objektivat e biznesit.

mënyra-të-provuara-shkencërisht-se-si-të-jeni-më-të-suksesshëm-në-punë- gjatë-businessmag

“Të mbrohesh” përfshin të paturit një mendje të “ngushtë” kur sfidohesh ose merr një kritikë negative.
Rezistojini tundimit për t’iu përgjigjur menjëherë kritikave dhe qëndroni gjithmonë të hapur ndaj mundësisë së përmirësimit.

 

12. Kofliktet ndërpersonale mund të dëmtojnë performancën e skuadrës, por debati i shëndetshëm mund të jetë i dobishëm

mënyra-të-provuara-shkencërisht-se-si-të-jeni-më-të-suksesshëm-në-punë- gjatë-businessmag

Skuadrat në të cilat pjesëtarët shkojnë mirë midis njëri-tjetrit në nivel personal, e megjithatë janë në gjendje të mos bien dakord në lidhje me një çështje, janë më të suksesshmet, sipas një studimi, ndaj mos kini frikë të thoni atë që mendoni.

 

13. Të punosh në grupe nuk është domosdoshmërisht mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet

mënyra-të-provuara-shkencërisht-se-si-të-jeni-më-të-suksesshëm-në-punë- gjatë-businessmag

Bashkëpunimi ndërmjet shumë njerëzve ndihmon kur mblidhet informacion për një çështje të caktuar.
Por kur është fjala për t’u ulur dhe për të zgjidhur problemet, kërkuesit thonë se është mundësisht më mirë të punohet në grupe dyshe ose prej pak vetash.

 

14. Disa konflikte të caktuara mund të forcojnë lidhjen tuaj me kolegët

mënyra-të-provuara-shkencërisht-se-si-të-jeni-më-të-suksesshëm-në-punë- gjatë-businessmag

Komunikojini kundërshtitë tuaja në mënyrë të qartë, pa u inatosur dhe pa hedhur sulme personale.
Situata ideale është debati, thonë studiuesit, ashtu siç ndodh në politikë me opozitën ose për një drejtë të shkelur.

 

15. Kini kujdes prej paragjykimeve gjinore që mund të ndikojnë në vlerësimin e performancës

mënyra-të-provuara-shkencërisht-se-si-të-jeni-më-të-suksesshëm-në-punë- gjatë-businessmag

Menaxherët ka më shumë mundësi t’i përshkruajnë femrat si agresive në rishikimet e performancave, krahasuar me meshkujt. Ndërkohë, një studim ka zbuluar se meshkujt ka më shumë mundësi që të dëgjojnë se stili i tyre i komunikimit është gjithashtu i butë.

Një zgjidhje mund të jetë që të jeni të qartë dhe konsistentë në lidhje me kriteret mbi të cilat duhe të vlerësohen punonjësit.

/Shkruar nga Shana Lebowitz, Publikuar në Business Insider.

Artikulli u publikua më parë në faqen 15 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0