15 markat më të besueshme të makinave të vitit 2018

15 markat më të besueshme të makinave të vitit 2018


J.D. Power publikoi studimin e tij të besueshmërisë së automjeteve të vitit 2018, i cili mat numrin e problemeve të raportuara nga konsumatorët që kanë në pronësi automjetet e modelit të vitit 2015.

Studimi zbuloi se besueshmëria e automjeteve u rrit me 9% gjatë studimit të vitit 2017, e cila ishte rritja e parë që nga viti 2013.

Për pjesën më të madhe, prodhuesit e automobilave vazhdojnë të përmbushin pritshmëritë e besueshmërisë së automjeteve për konsumatorët,” tha në një deklaratë për shtyp zëvendës-presidenti i industrisë së automobilave Dave Sargent. “Një përmirësim prej 9% është jashtëzakonisht mbreslënës dhe besueshmëria e automjeteve është, pa dyshim, në nivelin më të mirë të parë ndonjëherë.

Lexoni: 15 makinat më të mira që mund të ngisni për 15 vite

Lexus kryesonte anketën për të shtatin vit radhazi me një rezultat prej 99 probleme të raportuara për 100 automjete, ndërsa mesatarja e industrisë ishte 142. Porsche, Buick, Infiniti dhe Kia renditen në top-pesëshe.

BusinessMag në këtë artikull ju sjell 15 markat më të besueshme të makinave:

  • Lexus RC 350: 99
  • Porsche Macan: 100
  • Buick Regal GS: 116
  • Infiniti Q70: 120
  • Kia Soul: 120
  • Chevrolet Colorado: 124
  • Hyundai Genesis: 124
  • BMW X3: 127
  • Toyota RAV4: 127
  • Lincoln Navigator: 133
  • Nissan Frontier: 133
  • Honda Accord Sport 2015: 140
  • Audi S4: 141
  • Mazda CX9: 144
  • Mercedes-Benz C-Class: 147

Të tjera:

  • Ford: 152 probleme të raportuara për 100 automjete
  • MINI: 153
  • GMC: 156
  • Volkswagen: 157
  • Acura: 159
  • Jaguar: 159
  • Volvo: 162
  • Dodge: 166
  • Ram: 167
  • Subaru: 167
  • Mitsubishi: 173
  • Cadillac: 186
  • Jeep: 188
  • Fiat: 192
  • Land Rover: 204
  • Chrysler: 211

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0