15 makinat që mund të ngisni për 15 vite

15 makinat më të mira që mund të ngisni për 15 vite


Gjëja më ekonomike që mund të bëjmë kur blejmë një makinë është të zgjedhim atë të cilën mund ta ngasim për një kohë sa më të gjatë.

Studimi bazohet në 650,000 makina të shitura në vitin 2017 që janë modele të vitit 2002 ose më herët.

Makina më e mirë është Toyota Highlander SUV, e cila ka 18.3%  makina të shitura në vitin 2017 të cilat janë 15 vite ose më shumë të vjetra. Kjo listë dominohet nga modelet Japoneze, si Toyota, Honda, Subaru and Nissan. I vetmi model jo-Japonez që ja ka arritur të bëhet pjesë e top 15 është Volkswagen Golf.

Prodhuesit japonez të makinave, njihen për vendosjen e standarteve të cilësisë dhe besueshmërisë, prandaj janë dhe dominues në këtë listë me makinat e tyre

Toyota dominon me 9 modele, të cilat janë dhe modelet më të famshme si Camry sedan dhe RAV4 compact SUV.

Pjesë e listës është gjithashtu hibridi elektrik Prius.

Honda vjen me dy hyrje të reja: Minifurgoni Odyssey dhe CR-V compact SUV. Për sa i përket markës së vetme në listë jo-Japoneze, studimi tregon se Volkswagen Golf është një makinë shumë praktike me një hapësirë të madhe për ngarkesa të ndryshme.

BusinessMag ju njeh me listën e plotë të 15 makinave që mund të ngisni për 15 vite rreth pa e vrarë mendjen:

/CBS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0