10 startupet globale që po ndryshojnë botën ku jetojmë - Business Magazine Albania

10 startupet globale që po ndryshojnë botën ku jetojmë


Një startup është një kompani e re që po fillon të zhvillohet. Startupet janë zakonisht të vogla dhe fillimisht financohen dhe operojnë nga pak themelues ose vetëm një individ. Këto kompani ofrojnë një produkt ose shërbim që aktualisht nuk ofrohet në treg, ose që themeluesit besojnë se ofrohet në mënyrë inferiore. Business Magazine do t’ju tregojë sot se cilat janë 10 startupet më të mëdha në të gjithë botën:

Airbnb

Airbnb është një treg i besuar në internet për njerëzit që duan të listojnë, zbulojnë dhe rezervojnë dhoma në mbarë botën. Me mbi 200,000 opsione në mbi 26,000 qytete në 192 vende, Airbnb ofron shumëllojshmërinë më të gjerë të hapësirave unike për të gjithë në mbarë globin.

E themeluar: 1 Gusht 2008

Uber
Shoferi privat i të gjithëve. Uber po bën revolucion në mënyrën se si bota lëviz duke i lidhur njerëzit me shoferët përmes aplikacionit. Që nga themelimi në vitin 2009 deri në lançimin në mbi 40 qytete sot, prania botërore e Uberit po zgjerohet me shpejtësi dhe vazhdon të afrojë njerëzit dhe qytetet.

Themeluar: 1 Mars 2009

 

Medium

Lexoni, shkruani dhe ndani histori që kanë rëndësi. Tregimet dhe idetë e secilit, vetëm në Medium.

 

 

 

HootSuite

Hootsuite është një platformë e marrëdhënieve sociale për bizneset dhe organizatat për të kryer në mënyrë bashkëpunuese fushatat nëpër rrjetet e shumta sociale nga një pult i sigurt, i bazuar në web. Lançoni fushatat e marketingut, identifikoni dhe rritni audiencën dhe shpërndani mesazhe duke përdorur panelin unik të mediave sociale të Hootsuite.

Themeluar: 28 Nëntor 2008

 

500px
500px është komuniteti për të frymëzuar fotografinë. Aty do të gjeni imazhet dhe historitë më të mira në internet – që nga peizazhet deri tek portretet e kafshëve të egra.

Themeluar: 10 Tetor 2009

 

Quora

Një vend për të ndarë njohuritë dhe për të kuptuar më mirë çdo gjë.

Quora ju lidh me gjithçka që doni të dini. Ai synon të jetë vendi më i lehtë për të shkruar përmbajtje të re dhe për të ndarë përmbajtjen nga interneti.

Themeluar: 1 Qershor 2009

 

Giphy

Kërkoni dhe krijoni GIF-e

Motori i parë dhe më i madh i kërkimit GIF, ku mijëra artistë dhe marka po e bëjnë shprehjen, argëtimin dhe informacionin e sotëm pak më shumë në lëvizje.

Themeluar: 1 Shkurt 2013

 

9GAG

9GAG është burimi juaj më i mirë për argëtim.

Ndani çdo gjë që ju duket interesante, merrni përgjigje reale nga njerëzit në mbarë botën dhe zbuloni se çfarë ju bën të qeshni.

Themeluar: 1 Janar 2008

 

Prezi

Prezantimet nuk kanë evoluar shumë gjatë 50 viteve që kur u krijuan slide-t, por Prezi po e ndryshon këtë. Prezi ju lejon të sillni idetë tuaja në një hapësirë të vetme, duke ju ndihmuar dhe audiencën tuaj të lidheni së bashku.

Themeluar: 1 Mars 2008

 

Buffer

Një mënyrë më e zgjuar për të ndarë përmbajtje në mediat sociale.

Buffer është mënyra më e lehtë për të ndarë link-e, fotografitë dhe videot që i gjeni në Twitter, Facebook dhe LinkedIn.

Themeluar: 12 Tetor 2010

 

 

Para disa kohësh, Business Mag ka realizuar një artikull për 10 startupet më të mëdha shqiptare, të cilin mund ta lexoni KËTU.

Burimi: startupranking.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0