Përmbledhje e Startup Grind Global Conference! » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes

Përmbledhje e Startup Grind Global Conference!

Në datat 20-22 Shkurt 2017, në Redwood City, San Francisco u organizua Konferenca Globale e Startup Grind. Në këtë aktivitet u mblodhën bashkë:

  • 5 000 + pjesëmarrës që ndoqën
  • 40 + fjalime nga sipërmarrës të nivelit botëror
  • 50 + startupe që prezantuan produktet e tyre në
  • 5 skena të ndryshme

Dhe qindra investitorë nga fonde Venture Capitalist, Angel Investors apo Investment Funds.

Në këtë konferencë mund të takoje CEO apo themelues nga brande si: Oracle, WhatsApp, YC (Y Combinator), Giphy, Evernote, Stripe, Taboola, Chobani, Waze, Zynga, Tinder, Assana etj.

Startup Grind është një komunitet global i startupeve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe ndërlidhur sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 250 qytete dhe 105 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themelues lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshme.

Intervistat mujore në Startup Grind me të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, Startup Grind është vendi i duhur për ju.

Për të qenë pjesë e aktiviteteve të Startup Grind Tirana, bashkohu me komunitetin duke klikuar KËTU.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 60 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

Alex Chung

Alex Chung është aktualisht themelues dhe CEO i GIPHY. Startup-et e tij të fundit përfshijnë: Artspace, një destinacion kryesor e-commerce për artin bashkëkohor, The Fridge, një rrjet social privat i blerë nga Google dhe General Displays, një sipërmarrje, e cila po zhvillon gjeneratën e ardhshme të televizorëve HD të GE-së.

Ai ka drejtuar edhe teknologjinë e medias për MTV, NBC, Comcast, Charter dhe ka menaxhuar teknologjitë e së ardhmes për laboratorin e kërkim-zhvillimit të Paul Allen. Ai ishte një ndër arkitektët më të hershëm të televizionit interaktiv dhe e ka filluar karrierën e tij si inxhinier hardware në Intel. Ai u emërua në Top 25 teknologët më me ndikim në Business Insider në New York dhe ka diploma në filozofi, inxhinieri kompjuterike dhe elektrike dhe grafik dizajn.

Ben Horowitz

Ben Horowitz është bashkë-themelues dhe partner i Andreessen Horowitz (www.a16z.com), një firmë sipërmarrje kapitale që ofron fonde për kompanitë më të mira të teknologjisë së re. Para a16z, Ben ishte bashkë-themelues dhe CEO i Opsware, e cila është blerë nga HP në vitin 2007 për 1.6 miliardë $.

Më parë, Ben ka punuar në disa divizione produkti në Netscape Communications. Ai shërbeu gjithashtu si zëvendëspresident i Netscape disa kohë. Ben ka një diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike nga Universiteti i Kolumbisë dhe master në Shkenca Kompjuterike nga UCLA. Ben shërben në bordin e shumë kompanive, duke përfshirë Foursquare, Jawbone, Lytro, NationBuilder, Okta, Rap Genius dhe Tidemark.

Chris O’Neill

Chris O’Neill është një lider strategjik dhe vizionar në industrinë e teknologjisë së lartë, me disa dekada përvojë në produktet në fazat e para të hedhjes së tyre, në marka dhe në ekipe që nga faza e startup-it deri në fazën e qëndrueshmërisë.

Më parë, si drejtor i përgjithshëm i “Google Canada”, ai ka rekrutuar një ekip “me 5 yje” dhe ka ngulitur tek ata misionin për të ndihmuar kanadezët dhe bizneset kanadeze të bëhen më të mëdhenjtë në internet.

Tani si CEO i Evernote, ai është duke punuar për të transformuar një startup në një markë globale dhe të ndihmojë 150 milionë njerëz të kuptojnë potencialin e plotë të ideve të tyre.

Një ndërtues mjeshtëror i ekipeve, atlet, investitor ëngjëll, bashkëshort dhe baba, Chris parashikon një Evernote të ardhshëm që çliron njerëzit dhe idetë e tyre, i rilidh ata për veprim dhe rikthen gëzimin në aktin e të menduarit, të mësuarit dhe të të bërit gjëra të reja.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 60 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

Derek Andersen

Derek Andersen është themelues dhe CEO i Startup Grind, një komunitet i përbërë prej më shumë se 200 chapters në 80 vende të dizajnuara për të edukuar, frymëzuar dhe lidhur sipërmarrësit. Vlerat e Startup Grind për të dhënë, ndihmuar të tjerët dhe të bërit miq janë përhapur në të gjithë botën. Që nga viti 2012 Startup Grind ka organizuar 4.000 evente për më shumë se 200.000 sipërmarrës. Në vitin 2009 Derek ka themeluar Vaporware Labs, inkubator për shumë produkte duke përfshirë Startup Grind dhe një rrjeti social profesional Commonred, e cila është blerë nga Income.com në vitin 2012. Ai jeton në Palo Alto me gruan dhe tre fëmijët e tij.

Hamdi Ulukaya

Hamdi Ulukaya, themeluesi turk i yogurt-it grek më të njohur në Amerikë, Chobani, shkoi në SH.B.A në vitin 1994 për të studiuar biznes. Duke parë se yougurt-i nuk ishte aq i natyrshëm dhe ushqyes si ai në shtëpi, Ulukaya krijoi recetën e tij dhe ka bërë shumë pasuri nga yogurt-i grek. Ai filloi duke blerë sera të lules së yogurt-it nga Kraft Foods në shtetin qendror të New York-ut me një kredi nga administrata e biznesit të vogël në vitin 2005. Dy vjet më vonë, kosi i tij ndodhej në çdo raft supermarketi.

Sipërmarrësi i shiti 20% të aksioneve, firmës me kapital privat ‘TGP Capital’ në 2014. Ai zotëron pjesën tjetër të biznesit, i cili vlen 1.7 miliardë $ (2015). Jashtë punës, Ulukaya ka ngritur një fondacion jofitimprurës të quajtur “Tent Foundation” për të ndihmuar refugjatët. Ai udhëtoi në Greqi dhe në Gjermani në vitin 2015 dhe është takuar me refugjatë dhe sipërmarrës, duke kërkuar qasje inovative për t’i ndihmuar ata. Në SH.B.A, kompania e tij përfshin punësimin e refugjatëve dhe u ofron atyre mësime të gjuhës angleze së bashku me përkthyes deri në 11 gjuhë.

Jan Koum

Koum bashkëthemeloi Whatsapp, tani shërbimi më i madh për mesazhet në botë, në vitin 2009.
Facebook e bleu këtë startup për 22 miliardë $ në para cash dhe në aksione në vitin 2014. Koum është tashmë pjesë e bordit të Facebook.

Koum emigroi në SH.B.A. nga Ukraina me nënën e tij në moshën 16 vjeçare. Ai ka punuar në Yahoo për gati 9 vite para se të themelonte Whatsapp. Në Tetor të vitit 2014, Koum dhuroi 555 milionë $ aksione të Facebook për Fondacionin e Komunitetit të Silicon Valley.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 60 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.

Justin Kan

Justin Kan është një sipërmarrës interneti. Ai është i mirë njohur për themelimin e Kiko, kalendarin e parë AJAX në web; Justin.tv, një platformë e videove live; Socialcam, një aplikacion pë ndarjen e videove në celular (blerë për 60 milionë $ nga Autodesk në vitin 2012); Twitch, një platformë për video lojëra (blerë nga Amazon për 970 milionë $ në 2014); dhe Exec, një shërbim për gjetjen e shërbyeseve (e blerë nga Handybook në vitin 2014). Ai është aktualisht një partner në Y Combinator. Ai është diplomuar në “Yale University” dhe ka një diplomë në fizikë dhe filozofi.

Mark Pincus

Mark Pincus bashkëthemeloi Zynga, një lojë sociale në internet e njohur për aplikacione popullore si Words With Friends dhe FarmVille. Si një sipërmarrës serial, Pincus ka lançuar një varg faqesh të suksesshme, duke përfshirë Support.com, para krijimit të Zynga në vitin 2007. Pincus ishte gjithashtu një investitor i hershëm në Napster, Twitter dhe Facebook. Ai bëri bujë në Prill të vitit 2012, kur ai shiti rreth 16.5 milionë aksione të Zynga në një masë që është kritikuar gjerësisht.

Sean Rad

Sean Rad është bashkëthemelues & president i Tinder. Para Tinder, Sean ka qenë themelues dhe President i Adly dhe Orgoo. I diplomuar në Universitetin e Kalifornisë Jugore “Marshall School of Business”, Sean ka mbetur në zonën e Los Angeles.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 60 të numrit 13 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 13 të saj.