Airbnb ofron strehim falas për muslimanët e prekur nga dekreti i Trump - Business Magazine Albania

Airbnb ofron strehim falas për muslimanët e prekur nga dekreti i Trump


Bashkëthemeluesi dhe CEO i kompanisë Brian Chesky ka shkruar në Facebook se Airbnb do t’u sigurojë strehim falas refugjatëve dhe personave që u është mohuar mundësia për të qëndruar në Amerikë.

“Ne kemi shtëpi 3M, kështu që mund t’i gjejmë patjetër popullit një vend për të qëndruar,” shkruan ai, duke u kërkuar njerëzve për ta komunikuar përmes email-it të tij personal.

Një zëdhënës i Airbnb tha për Mashable se më shumë detaje do të ndahen në ditët e ardhshme. “Ne do të shfrytëzojmë të gjitha mjetet ekzistuese, si dhe mjetet tona të reagimit në raste fatkeqësish, ndër të tjera,” shtoi ai.

“Mjetet për përgjigje ndaj katastrofave” të kompanisë ndihmojnë mikëpritësit të ofrojnë strehim falas për njerëzit e zhvendosur kur është e nevojshme dhe u aktivizua pas ngjarjeve të fundit duke përfshirë dhe tërmetin në Italinë Qendrore dhe zjarret në Kili.

Premtimi i Chesky erdhi pasi ai foli kundër këtij ndalimit, gjë e cila ndikon në qytetarët e Irakut, Sirisë, Iranit, Sudanit, Libisë, Somalisë, Jemenit. “Moslejimi i vendeve apo i refugjatëve në Amerikë nuk është e drejtë dhe ne duhet të qëndrojmë me ata që janë të prekur nga ky fenomen,” tha ai.

Në deklaratat e mëparshme, udhëheqësit e Airbnb kanë sugjeruar se mund të punojnë me Trump.

Në Sydney, Australi, kreu i kompanisë të politikës globale Chris Lehane tha për Mashable se Airbnb mund të negociojë me politikanët në të dy krahët në sajë të fokusit për të ndihmuar klasën e mesme.

“Presidenti i zgjedhur Trump shpenzon shumicën e kohës duke cituar ‘pakësimi i klasës së mesme’. Si dikush që ka folur ‘se si mund të ndihmojë klasën e mesme”, mendoj se ndihemi mjaft mirë që propozimet tona të vlefshme kanë sens.”

Duke e bërë të njohur qëndrimin e tij të shtunën, Chesky iu bashkua një numri të madh të krerëve të teknologjisë amerikane, të cilët kanë dënuar dekretin e ndalimit.

CEO i Netflix Reed Hastings bëri publike në Facebook mendimin e tij të shtunën, duke shkruar se “veprimet e Trump po dëmtojnë punonjësit e Netflix në mbarë botën dhe janë aq anti-Amerikane sa na ndëshkojnë të gjithëve.”

“Më keq, këto veprime do e bëjnë Amerikën më pak të sigurtë (përmes urrejtjes dhe humbjes së aleatëve) dhe jo më të sigurtë. Një javë shumë e trishtuar dhe një kërcënim i pashmangshëm i më shumë se 600.000 ëndërrimtarëve. Është koha për t’u lidhur së bashku në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe mundësisë Amerikane.”

Bashkëthemeluesi i Airbnb tha se kompania është ndërtuar nga “emigrantët e të gjitha feve.”

“Ne qëndrojmë për ta dhe me ta, gjithmonë.”

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0