10 mësimet e vyera që mësova gjatë 2015-ës

10 mësimet e vyera që mësova gjatë 2015-ës


Kjo është absolutisht një nga javët e mia të preferuara të vitit, sepse jo vetëm që marr kohë të planifikoj të gjithë vitin e ardhshëm, por u “hedh një sy” disa nga mësimeve më të çmueshme që kam mësuar gjatë vitit të shkuar.

Ketu janë 10 mësime të çmueshme për jetën dhe biznesin që kam mësuar gjatë 2015:

1. Shërbejini gjithçkaje
Nëse doni të rrisni biznesin tuaj, gjeni mënyrat për t’u shërbyer më shumë njerëzve duke kërkuar edhe mënyra më efiçiente për t’u shërbyer konsumatorëve aktualë. Kur fillova të fokusohesha te të gjitha ato gjëra nga të cilat mund të përfitoja për njerëzit e mi, biznesin tim, jeta më ndryshoi në mënyrë drastike.

2. Pushteti i një vizioni masiv, të fortë dhe të qartë është i pabesueshëm
Nëse keni nevojë për një novacion, ju duhet fillimisht të besoni plotësisht se e ardhmja do të jetë më e mirë se e kaluara. Gjatë 2015-ës kisha shumë zhgënjime aftashkurtra, dhe e vetmja mënyrë me të cilën mund të ecja përpara pavarësisht pengesave ishte për shkak të vizionit që krijova.

3. Këmbëngulja gjithmonë shpërblehet
Mund të mos ndodhë gjithmonë atëherë kur e duam ne, por nëse qëndrojmë konsistentë çdo ditë, si përfundim do të arrijmë aty ku duam. Të qëndrosh konsistent për pjesën më të madhe të njerëzve është tejet e vështirë, sepse pjesa më e madhe e tyre kërkojnë himnizim dhe lëvdime në moment.

4. Mos kërkoni kurrë të jeni mesatarë
Gjatë të gjitha udhëtimeve të mia në 2015-ën, i vetmi tipar konstant negativ që vazhdonte ishte që të gjithë meshkujt dhe femrat që kishin arritur një standard mediokër. Ata rreshtën së “zgjeruari,” “rrituri” dhe së punuari për t’u bërë punonjës klasi në punën e tyre. Mund të mos rriteni kurrë për të qenë absolutisht më i miri, por mos vendosni kurrë një standard mesatar dhe të kënaqeni me të. Kam parë shumë njerëz edhe si atlet, edhe në arenën e biznesit me talent minimal dhë që janë bërë performuesit më të mirë, vetëm sepse ishin të uritur për të mos qenë mesatarë.

5. Mbartni më tepër tani brenda vetes se kurrë ndonjëherë
Kjo është e vërteta që mësova gjatë rrugës në 2015-ën kur kërkoja më shumë nga jeta dhe biznesi. Nisa të sfidoja veten time dhe ta vendosja “stekën” shumë më lart nga ajo që ishte e mundur. Kam qenë gjithmonë një ëndërrimtar i madh, por sapo kuptova se për sa kohë që marrim frymë, ka më shumë gjëra brenda nesh për të qenë, bërë dhe arritur, nuk isha më i njëjti njeri. Çdo mëngjes kur të është dhënë dhurata e jetës, ka shumë gjëra që po të presin. Dilni dhe fitojini.

6. Asgjë më shumë së zhvillimi personal nuk do t’ju shpërblejë në jetë dhe biznes
2015 ishte viti kur unë vendosa të rritesha në çfarëdolloj mënyre të mundshme. Kam qenë gjithmonë i fokusuar në zhvillimin personal, por në 2015 u ngjita me një nivel. Biznesi im u rri në një tjetër stad, marrëdhëniet e mia u bënë më të fuqishme dhe jeta ime mori tërësisht një kuptim tjetër. Nëse doni të bëni më shumë para në 2016-ën, të rrisini një biznes më të suksesshëm ose të arrini një objektiv të madh personal, kërkoni të “rriteni” vetë para se të jeni të vendosur për të bërë ndonjë gjë tjetër.

7. Duajeni veten më shumë
Shumë prej nesh, përfshirë edhe mua, kujdesen të ndihmojnë dhe të duan të tjerët para se t’i kushtojmë vëmendje mirëqënies dhe lumturisë sonë. Kjo nuk do të thotë të mburremi, por t’i kushtojmë vëmendjen që duhet vetes. Kur i kushtojmë më shumë kohë vetes, kemi edhe më shumë se çfarë t’i japim botës, biznesit tonë dhe njerëzve të tjerë.

8. Nëse doni të jeni të shkëlqyer, duhet të keni zakone të shkëlqyera                                       Unë besoj fort se ata që nuk arrijnë potencialin e tyre dhe arrijnë disa nga ëndrrat më të mëdhaja në jetë jo domosdoshmërisht vuajnë mungesën e talentit apo aftësisë, por të zakoneve fenomenale. Më të mirët e më të mirëve e dinë se ajo që bëjnë çdo ditë përcakton nivelin e tyre të suksesit dhe të cilësisë së jetës.

Ju inkurajoj të bëni një ushtrim që e bëra gjatë 2015 dhe që më solli shumë të mira për zhvillimin dhe suksesin tim, që do t’i shkruaj së shpejti. Ato janë gjëra që i bëni në baza ditore për ta avancuar më tej atë se çfarë doni të arrini. Nëse keni zakone të këqija, do të merrni rezultate të këqija. Mënyrë tjetër s’ka!

9. Edhe në një epokë teknologjike, njerëzit vazhdojnë të jenë më të rëndësishmit
Me të gjitha pajisjet e reja teknologjike që premtojnë për automatizimin e gjithçkaje dhe ju ndihmojnë të kurseni kohë, mos bini në kurthin e të menduarit se njerëzit dhe ndërveprimi njerëzor nuk është më ende i rëndësishëm. Biznesi ka dhe gjithmonë do të ketë të bëjë me njerëzit, dhe sa më shumë ta kuptoni dhe ta vendosni këtë të vëertetë në praktikë për veten tuaj, aq më mirë do të jetë.

10. Jeta është tepër e shkurtër
Për disa kjo duket vetëm një klishe, por një vdekje në familje ose një ngjarje tragjike dhe do ta kuptoni pikërisht se për çfarë jam duke folur. Unë nuk besoj se ne e kuptojmë plotësisht sae shkurtër është jeta derisa vdekja na prek drejtëpërdrejtë në një farë mënyre. Me një pulitje të syve, jeta na del para tyre nëse nuk e marrim seriozisht duke e jetuar në maksimum dhe duke ndjekur një jetë që ka kuptim. Gjithmonë e kam dëgjuar shprehjen se sa e shkurtër është jeta, por në 2015-ën zbulova se sa e vërtetë është kjo.

Të hidhni një sy gjërave që keni mësuar në vitin e kaluar është po aq e rëndësishme sa planifikimi i vitit të ri. Shpenzoni pak kohë për mësimet që keni mësuar gjatë 2015-ës që mund të kenë benefite për jetën tuaj në vigjilje të një Viti të Ri. Kishte shumë mësime që mora prej 2015-ës, por shpresoj që 10 të mësipërmet t’i kenë shtuar vlerë edhe jetës suaj.

Shkruar nga Matt MAYBERRY, Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0