YouTube po prezanton një ndryshim të rëndësishëm. Kujdes ju që jeni përdorues - Business Magazine Albania

YouTube po prezanton një ndryshim të rëndësishëm. Kujdes ju që jeni përdorues

Shumë kompani dhe platforma po shqyrtojnë mënyra për t’u marrë me përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale (AI).

Një nga gjërat kryesore, që shqetëson shumë njerëz, është se si të shënoni një material të tillë në mënyrë që të jetë e qartë se modeli i AI ka krijuar foton, videon ose një pjesë të tingullit.YouTube tani ka nxjerrë disa rregulla të reja për etiketimin e videove të krijuara nga inteligjenca artificiale.

Platforma tani do të kërkojë nga kushdo që të ngarkojë një video me pamje realiste të krijuar duke përdorur AI gjeneruese, për ta etiketuar siç duhet atë video për qëllime transparence.

YouTube e përcakton përmbajtjen realiste si “çdo gjë që një përdorues mund ta identifikojë lehtësisht si një person, ngjarje ose vend real”.

Këto etiketa do të fillojnë të shfaqen në YouTube gjatë javëve të ardhshme, fillimisht në aplikacionin celular, më pas në desktop dhe në TV. Ato do të jenë të dukshme në përshkrimin e videos.

Kur bëhet fjalë për tema më “të ndjeshme” (të tilla si lajmet, zgjedhjet, financat dhe shëndetësia), YouTube do ta vendosë etiketën direkt në luajtësin e videos për ta bërë atë më të dukshme.

Etiketat e AI nuk do të jenë të nevojshme nëse përmbajtja është dukshëm joreale ose nëse ndryshimet janë të parëndësishme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0