YouTube njofton kufizime të reja - Business Magazine Albania

YouTube njofton kufizime të reja

YouTube thotë se po prezanton kufizime të reja në videot me armë pas thirrjeve të përsëritura nga aktivistët për të kufizuar “materialet potencialisht traumatike”.

Nga 18 qershori, platforma e ndarjes së videove tha se do të ndalojë çdo video që demonstron se si të hiqen pajisjet e sigurisë së armëve të zjarrit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

YouTube, që është në pronësi të Google, do të kufizojë gjithashtu videot që tregojnë armë të bëra vetë dhe armë automatike për përdoruesit nën 18 vjeç.

Ndërsa aktivistët e kanë mirëpritur nismën, ata thanë se YouTube duhet të tregojë se po ndërmerr “veprim të vërtetë” për të parandaluar ekspozimin e fëmijëve ndaj përmbajtjeve ose materialeve potencialisht traumatizuese që mund të nxisin dhunën.

Problemet e lidhura me armët kanë qenë shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët dhe adoleshentët në SHBA që nga viti 2020, sipas një raporti nga Fondacioni i Institutit Kombëtar për Menaxhimin e Kujdesit Shëndetësor (NIHCM) me qendër në Uashington.

Në vitin 2022, numri i fëmijëve amerikanë që vdiqën ose u plagosën nga të shtënat me armë arriti një rekord të lartë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0