YouTube jep detaje mbi testimin e masave ndaj bllokimit të reklamave
Dhe Google po kërkon mënyra për të kufizuar përdorimin e opsionit të parë pasi po ndikon në përfitimin e faqes së internetit.
Kështu, YouTube konfirmoi se po teston një rregull të ri për bllokuesit e reklamave.
Një zyrtar i kompanisë tha se YouTube është “duke kryer një eksperiment të vogël” në shkallë globale duke shtyrë përdoruesit që të çaktivizojnë bllokuesin e reklamave kur ata shikojnë video në këtë ueb-sajt, raporton GSM Arena.
Lexo: Beteja e Titanëve: Telco Vs Big Tech
Në “disa raste ekstreme” ku njerëzit injorojnë mesazhin, ata marrin një ndalim të përkohshëm të luajtjes së videove.
Çaktivizimi i luajtjes së videos do të zbatohet vetëm kur përdoruesi e injoron vazhdimisht kërkesën.
YouTube na rikujton se zbulimi i ndaluesit të reklamave nuk është diçka e re dhe politika e platformës është kundër përdorimit të ndaluesve të reklamave. Megjithatë, kjo është hera e parë që kompania po zbatojnë këto rregulla.
Sigurisht, disa përdorues mund të gjobiten gabimisht për përdorimin e një ndaluesi të reklamave dhe ka një lidhje në mesazh për reagim të përdoruesit për raste të rralla të tilla.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.