Workshop: “Mendësia e Suksesit dhe Influenca përmes Marketingut Dixhital” - Business Magazine Albania

Workshop: “Mendësia e Suksesit dhe Influenca përmes Marketingut Dixhital”


Cilët janë faktorët kryesorë që ndikojnë dhe përcaktojnë suksesin në jetë dhe biznes? Si mendojnë njerëzit e suksesshëm dhe çfarë veprimesh bëjnë ata rrugës drejt suksesit? Cilat janë hapat kryesore se si të krijoni një brand të suksesshëm dhe si të fitoni më shumë klientë përmes strategjive kryesore të marketingut dixhital?

Këto janë disa nga pyetjet dhe temat kryesore që do të diskutohen gjatë këtij workshop-i interaktiv ku do të jepen përgjigjet për pjesëmarrësit.

Pjesa e parë e workshop-it. (16:00 – 18:00)

Trajner – Renato Civili, Digital Marketing Consultant

Temat që do të diskutohen dhe çfarë do të mësoni:

  • Hapat për të krijuar një brand të suksesshëm
  • Si të ndërtoni një strategji marketingu në treg?
  • Si të fitoni më shumë klientë përmes marketingut dixhital?

Në pjesën e parë të workshop-it do të mësoni hapat kryesorë se si të krijoni një brand të suksesshëm, si të pozicionoheni në mënyrë efektive në treg dhe si të fitoni më shumë klientë përmes strategjive kryesore të marketingut dixhital.

Pjesa e dytë e workshop-it (18:00 – 20:00)

Trajnere – Anila Bashllari, Mindset Coach

Temat që do të diskutohen dhe çfarë do të mësoni:

  • Çfarë është mendësia dhe pse është e rendësishme njohja dhe zhvillimi i saj
  • Mendësia e njerëzve të suksesshëm
  • Mendësia e limituar vs Mendësia e rritjes
  • Ushtrime
  • Perceptimet dhe realiteti

Në këtë workshop ju do të mësoni çfarë është mendësia dhe si ajo percakton nëse do të jemi të suksesshëm apo jo në jetë; si perceptimet dhe besimet krijojnë realitetin duke na nxitur apo frenuar të ndërmarrim hapat e duhur drejt qëllimit dhe objektivave tona; pse truri ynë është neuroplastik dhe si mund të ndryshojmë besimet tona; Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm dhe çfarë duhet të bëjmë drejt suksesit.

Studimet në fushën e neuroshkencës, psikologjisë dhe sjelljes njerëzore tregojnë se mendësia përcakton mënyrën se si ndihemi, sjelljen, qëndrimin, vendimet dhe si pasojë edhe rezultatet tona. Prandaj është shumë e rëndësishme të kemi mendësinë e duhur.

Dr. Anila Kaba – Bashllari

Anila Kaba – Bashllari është themeluese e kompanisë Beyond Limits në fushën e zhvillimit personal dhe Neurocoach e certifikuar nga Universiteti i Loyola Marymount, Californi.

Ajo është anëtare e John Maxwelll Team International dhe është certifikuar nga organizata ndërkombëtare si coach personal dhe biznesi, trajnuese në fushën e lidership-it dhe komunikimit efektiv, sipërmarrjes dhe mendësisë se duhur drejt një jete më të mirë dhe të suksesshme.

Puna e saj përqëndrohet me individë, korporata, sipërmarrës dhe menaxherë duke i ndihmuar për zhvillimin e tyre personal dhe profesional, rritur produktivitetin dhe efiçencën për të arritur qëllimet dhe objektivat e tyre, duke i ndihmuar të kalojnë në një nivel më të lartë drejt suksesit.

Renato Civili, MBA

Renato Civili është konsulent në fushën e marketingut dixhital, zhvillimit dhe menaxhimit të biznesit.

Ai është drejtuesi i marketingut dhe i PR i revistës së parë dixhitale Business Magazine Albania, si dhe i agjencisë së marketingut New Media Communications.

Ka eksperiencë mbi 12 vite në fushën e marketingut dhe shitjeve në kompani të ndryshme, si në: agjenci ndërkombëtare marketingu dixhital, kompani konsulence biznesi & teknologjisë dhe agjenci ndërkombëtare imobiliare.

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Për t’u regjistruar, telefononi në +355 42 26 2026 ose dërgoni email në institutiatc@gmail.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk ndërton ëndrrën tënde, dikush tjetër do të të punësojë për të ndërtuar të tijën.”
— Tony Gaskins
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0