Ky testim është një sinjal i rëndësishëm sesi WhatsApp planifikon të bëjë para nga shërbimet e tij të mesazheve. WhatsApp nuk ka krijuar një model biznesi që prej tre vjetësh që kur Facebook e bleu atë për 19 miliardë dollarë.
Një burim potencial të ardhurash është tarifimi i bizneseve që duan të kontaktojnë konsumatorët e tyre në WhatsApp. Por kompania është duke punuar me kujdes për të shmangur problemet me mesazhet spam.
WhatsApp vitin e kaluar njoftoi planin e saj për zhvillimin e sistemit, i njohur si një “Application Programing Interface”, apo API, duke përmendur shembuj të tillë si: një përdorues flet me një bankë në lidhje me një transaksion mashtrues apo me një linjë ajrore për një fluturim të vonuar.
Muajin e kaluar WhatsApp arriti një marrëveshje me Y Combinator, i cili siguron trajnime dhe këshilla për startup-et që tregojnë potencial, në mënyrë që një pjesë e vogël e kompanive të marrin pjesë në këtë program për të dhënë më pas një feedback për shërbimin e ri.
burimi: reuters.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto