WhatsApp vjen me risi në mesazhe - Business Magazine Albania

WhatsApp vjen me risi në mesazhe

WhatsApp

WhatsApp si aplikacion mjaft popullor i mesazheve, po përgatitet të hap dyert për komunikim me platforma tjera të mesazheve.

Nevoja që WhatsApp të shtonte këtë funksionalitet vjen si përgjigje e drejtpërdrejt ndaj Aktit të Tregjeve Dixhitale të Bashkimit Evropian (DMA), i cili synon të thyejë barrierat midis gjigantëve teknologjik.
Funksioni i ardhshëm do t’i lejojë përdoruesit në BE të lidhen me përdorues të aplikacioneve tjera të mesazheve, edhe nëse ata nuk janë përdorues të WhatsApp, shkruajnë mediat e huaja

Por,  komunikimi ndër-platformë mund të rrisë edhe ekspozimin ndaj mashtrimeve. Megjithatë, çdo aplikacion ka politikat e veta të privatësisë, duke i trajtuar potencialisht të dhënat tuaja ndryshe nga WhatsApp.

Lexo:Plani- 6 miliardë euro për Ballkanin, 4 fushat që përfiton Shqipëria dhe si do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Lëvizja e fundit nga WhatsApp thuhet se promovon zgjedhje dhe fleksibilitet më të madh në mënyrën se si përdoruesit e aplikacionit lidhen dhe komunikojnë me të tjerët.

Nuk dihet ende nëse këto ndryshime do të zbatohen globalisht apo vetëm në BE.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0