WhatsApp sjell veçorinë e re, tani mund të dërgoni video mesazhe -

WhatsApp sjell veçorinë e re, tani mund të dërgoni video mesazhe

WhatsApp sjell veçorinë e re, tani mund të dërgoni video mesazhe

Audio mesazhet kanë qenë një veçori kyçe në WhatsApp tani e disa vite, po ashtu edhe thirrjet me audio dhe ato me video. Por çfarë ka munguar në serinë e këtyre veçorive?

Deri më tani kanë munguar video mesazhet, dhe kjo vetëm deri sot. WhatsApp më në fund ka filluar të mbështesë dërgimin dhe pranimin e video mesazheve.

Këto mesazhe tani do ta kenë një kohëzgjatje prej 60 sekondave, dhe mbrohen nga enkriptimi “end-to-end” i WhatsApp, raporton GSM Arena.

Dërgimi i një video mesazhi është bërë qëllimisht i ngjashëm me mënyrën se si funksionon dërgimi i një mesazhi zanor, në mënyrë që të mos ketë një ngarkesë shtesë tek ikonat brenda aplikacionit.

Ikona e cila më parë qëndronte për dërgimin e audio mesazheve, tani mund të klikohet në mënyrë që të shkojë drejt modalitetit të video mesazheve.

Pastaj thjesht vazhdoni duke e mbajtur të klikuar ikonën dhe të incizoni njëjtë sikurse me audio mesazhet, dhe kur ta largoni gishtin, mesazhi dërgohet. Ju gjithashtu mund të rrëshqitni lart për ta kyçur dhe incizuar videon pa pasur nevojë të mbani butonin të shtypur – përsëri, njëjtë me audio mesazhet.

Videot fillojnë të luajnë automatikisht pa zë kur hapet biseda, dhe klikimi mbi video përderisa sa ajo është duke u luajtur, do ta ndezë edhe zërin.

Shpërndarja e veçorisë së video mesazheve tani ka filluar, dhe do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e WhatsApp “në javët e ardhshme”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0