Kreu i WhatsApp të premten mohoi një raport të Financial Times ku thuhej se platforma e mesazheve ishte duke eksploruar reklama teksa provonte të rriste fitimin.
Aplikacioni nga disa analistë shihet si një mundësi e artë e rritjes, edhe disa vite pasi Meta e kishte blerë platformën në vitin 2014 për një shifër prej 19 miliardë dollarëve, e që është blerja e tyre më e madhe.
Raporti i FT thotë se disa ekipe në Meta kanë diskutuar se nëse duhet të shfaq reklama në listën e bisedave me kontaktet në ekranin e WhatsApp, por nuk është marrë akoma asnjë vendim final, raporton Reuters.
“Kjo storje e @FT është e rreme. Ne nuk po jemi duke e bërë këtë,” tha kreu i WhatsApp Will Cathcart në një postim në platformën e mediave sociale X.
Meta nuk ofron publikisht fitimet e WhatsApp, por Visible Alpha vlerëson se platforma vetëm gjatë 3 mujorit të fundit kishe gjeneruar 1.06 miliardë dollarë, gjë përfaqëson një vlerë prej afro 3 për qind të të gjithave fitimeve nga kompania e rrjeteve sociale.
Çdo veprim për të përfshirë reklama në WhatsApp do të mund të rezultonte jo edhe aq e popullarizuar me përdoruesit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto