WeAreAlbania, startup-i i vetëm shqiptar në garën për të rinjtë sipërmarrës në Shkup - Business Magazine Albania

WeAreAlbania, startup-i i vetëm shqiptar në garën për të rinjtë sipërmarrës në Shkup


Eventi “Youth Entrepreneurship Challenge është një garë midis të rinjve sipërmarrës nga i gjithë Ballkani përpara një jurie eksperte. Kjo është një mundësi eksluzive për pjesëmarrësit të cilët morën pjesë në trajnimin e organizuar nga Nesta dhe British Council në Nëntor. Aktiviteti zhvillohet në “NewMan’s Business Accelerator” në Shkup. 

Në këtë event ka marrë pjesë dhe WeAreAlbania, i vetmi startup nga Shqipëria i themeluar nga i riu Ledian Shera. WeAreAlbania është website më i ri online në dispozicion të përdoruesve të internetit. Ai është një iniciativë risi, një startup që ndihmon turistët të zbulojnë Shqipërinë, duke pasur ndër mend se turizmi është faktor kyç për zhvillimin e ekonomisë së vendit në të ardhmen.

Djaloshi nga Shqipëria tha për Business Magazine se ky trajnim ishte i një kualiteti mjaft të lartë dhe e ndihmoi atë të krijojë disa lidhje në rajon duke fituar një eksperiencë të jashtëzakonshme.

Ai thotë se ka mësuar shumë nga dështimet që ka patur. Duke qenë se do të prezantojë idenë e tij para investitorëve për herë të parë ai ka pritshmëri të mëdha, pasi ka patur dhe kontakt të drejtpërdrejtë me ta.

Lediani shtoi gjithashtu se ka shpresë që ky aktivitet të jetë frytdhënës për të dhe ekipin e tij, sepse do u jepte një shtysë për ta vazhduar projektin përpara.

/Business Magazine Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0