Warren Buffett shpjegon pse një biznes i mirë mund të drejtohet nga kushdo - Business Magazine Albania

Warren Buffett shpjegon pse një biznes i mirë mund të drejtohet nga kushdo


CEO-të e mirë arsimuar dhe të profilit të lartë ndonjëherë bëhen sinonim me kompaninë e tyre si për shembull Steve Jobs dhe Apple, Mark Zuckerberg dhe Facebook, Jeff Bezos dhe Amazon. Është e vështirë të ndash njeriun nga ajo që ai bën.

Megjithatë, investimi në një kompani bazuar thjesht në udhëheqjen e saj mund të mos jetë strategjia më e mirë, sipas Warren Buffett.

Përkundrazi, siç tha ai në një intervistë me “Komisionin e Hetimeve të Krizave Financiare” në Maj të 2010, duhet të investoni në një biznes që çdo “budalla” mund ta drejtojë.

Kur u pyet nga FCIC se çfarë e tërhoqi atë në drejtimin e Moody’s – agjencisë së vlerësimit të kredisë që ishte në qendër të debatit të letrave me vlerë të mbështetura nga hipoteka – kur bëri investimin e tij fillestar, Buffett u përgjigj:

Unë nuk dija asgjë në lidhje me menaxhimin e Moody. Unë gjithashtu kam thënë shumë herë se kur një menaxhim me reputacion të shkëlqyer lidhet me një biznes me reputacion ekonomik të keq, është reputacioni i biznesit ai që mbetet i paprekur.

Nëse keni një biznes mjaft të mirë, nëse keni një gazetë monopoli, nëse keni një rrjet televiziv – po flas për të kaluarën – siç e dinë të gjithë edhe nipi juaj “idiot” mund ta drejtojë atë. Dhe nëse ke një biznes vërtet të mirë, nuk përbën asnjë ndryshim.

Natyrisht, ka disa dallime kur vjen puna te menaxhimi. Kushdo që ka pasur një shef të keq mund t’ua thotë këtë. Sidoqoftë, mënyra se si Buffett po mendon për këtë këtu, siç thotë ai në intervistë, është nëse 10 vjet më parë dikush zotëronte gazetën e vetme në qytet, atëherë ai është personi më i fuqishëm – dhe ky është një biznes i mirë.

Ai tha diçka të ngjashme me rastin e Moody’s, duke vënë në dukje se shumë pak biznese kishin pozicionin konkurrues që agjencitë e vlerësimit si Moody’s, Standard dhe Poor’s kishin.

Thënë qartë, kur u pyet nëse ai kishte pasur ndonjëherë presion për zgjedhjen e ndonjë anëtari të bordit, Buffett u përgjigj: “Nëse mendoja se ata kishin nevojë për mua, unë nuk do t’i kisha blerë aksionet.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0