Vado in Albania: Shqipëria përmes syve të italianëve

Vado in Albania: Shqipëria përmes syve të italianëve


Sara dhe Vincenzo, dy të rinj italianë të apasionuar pas udhëtimeve kanë vënë në fokus të faqes së tyre “Vado in Albania”, Shqipërinë.  Me Vincenzon ne u takuam gjatë konkursit të talenteve të reja “Albanian Skills” të organizuar në datat 26-27 Maj. Për t’u njohur më shumë me blogun e tyre të udhëtimeve dhe arsyet pse italianët duhet të vizitojnë Shqipërinë, Business Magazine realizoi një intervistë ekskluzive me ta.

BM: Përshëndetje Sara dhe Vincenzo, për të gjithë ata që nuk ju njohin, mund të na bëni një prezantim të shkurtër për veten tuaj?

Vado in AlbaniaS: Përshëndetje, unë jam Sara, jam nga Italia dhe jetoj afër Milanos. Merrem me grafik dizajn dhe jam një blogere udhëtimi. Më pëlqen shumë të udhëtoj, të shkruaj dhe të eksploroj botën.

V: Unë jam Vincenzo, edhe unë jam nga Italia dhe jetoj në Puglia. Merrem me web dizajn, me Vado in Albaniamarketingun në web dhe me e-commerce. Gjithashtu pilotoj avionë.

BM: Sara çfarë është “Vado in Albania”, cili është fokusi i tij dhe pse vendosët pikërisht për këtë emër?

S: “Vado in Albania” lindi verën e kaluar kur isha në Drimadhe dhe aty e kuptova që ne në Itali nuk dimë asgjë për Shqipërinë, kështu që dëshiroja të bëja diçka që t’i prezantoja Italisë këtë vend të mrekullueshëm. Ky është fokusi i parë i “Vado in Albania”.

Emri “Vado in Albania” (shkoj në Shqipëri) është si një deklaratë, sepse shumë njerëz kur them: këtë verë do të shkoj në Shqipëri më thonë: Si? Në Shqipëri? A është e bukur Shqipëria? A është e sigurtë? A zhvillohet luftë atje?

Në muajt në vijim takova Vincenzon dhe së bashku krijuam një projekt më të artikuluar. Aktualisht ne jemi një vitrinë e Shqipërisë në Itali dhe jemi në një pozicion mes ofertave turistike, pasurive të paluajtshme, arsimore, sipërmarrëse, vendeve të punës në Shqipëri dhe publikut italian të etur për të fituar më shumë informacion mbi kombin dhe mundësitë që ai ofron.

Lexoni: Ja çfarë thonë mediat italiane për plazhet e Shqipërisë

BM: Vincenzo kur e vizitove Shqipërinë për herë të parë dhe pse erdhët me idenë “Vado in Albania”?

V: Kam ardhur në Shqipëri për herë të parë në javën e fundit të Majit të këtij viti. Arsyeja nuk ishte vetëm për pushime, por u gjenda aty, sepse duhej të takoja disa persona në sektorin e turizmit dhe të pasurive të patundshme për një bashkëpunim.

E dua shumë Shqipërinë dhe vendosa të zhvendosesha në Tiranë, në mënyrë që ta ndiqja më nga afër projektin për një përformancë më të mirë, sepse duke qenë në Tiranë, ne mund të informojmë më shumë audiencën tonë italiane.

BM: Sara pse vendose të zgjidhje Shqipërinë si pjesë të projektit tënd? Çfarë ka kaq të veçantë vendi ynë? Çfarë ju tërhoqi për të bërë këtë zgjedhje?

Vado in AlbaniaS: I kam bërë të njëjtën pyetje vetes time për të kuptuar pse e dua vendin tuaj kaq shumë dhe përgjigja ishte se Shqipëria është vendi më i sinqertë dhe i vërtetë i Europës. Ka shumë Itali në Shqipëri. Ne jemi vëllezër dhe historia na e tregon këtë të vërtetë.

Gjithashtu keni një det të mahnitshëm, ushqim të shijshëm, natyrë të pastër. Ju jeni një popull miqësor, i sinqertë dhe i fortë, është e pamundur të mos e duash Shqipërinë!

BM: Cili është ekipi që po punon me ju në mënyrë që të kujdeset për “Vado in Albania”?

S: Për momentin jemi vetem ne të dy. Unë kujdesem për përmbajtjen, median sociale dhe anën grafike, Vincenzo siguron të gjithë pjesën teknike dhe marrëdhëniet me publikun, por ne gjithmonë kërkojmë bashkëpunëtorë dhe partnerë të rinj.

BM: Sara çfarë strategjie marketing ndiqni për ta bërë të njohur këtë website?

S: Fillimisht fillova vetëm me Instagramin, sepse e di që populli italian duhet të shohi diçka për të besuar në të!

Pas kësaj, hapa një fan page në Facebook për të dhënë më shumë përmbajtje dhe kur Vincenzo u bë pjesë e “Vado in Albania”, filluam me këtë faqe interneti që është sot. Strategjia jonë është që të ofrojmë përmbajtje të përditshme cilësore, të japim informacione të dobishme, t’i përgjigjemi komenteve dhe të jemi gjithmonë në dispozicion të kërkesave të ndjekësve tanë. Në të njëjtën kohë, ne po zhvillojmë një rrjet kontaktesh në Shqipëri.

BM: Sipas mendimit tuaj kush vend është më i bukur Shqipëria apo Italia? 🙂

S: Kjo është një pyetje e padrejtë! J Italia është jashtëzakonisht e bukur, por që të dyve na pëlqen të jetojmë në Shqipëri! 😉

BM: Sara, a keni patur ndonjë mentor apo person që ka qenë udhëzuesi juaj në këtë projekt?

S: Unë kam punuar në turizëm për disa vite kështu që kam shumë mentorë, në fillim nonsoloturisti.it, një nga blogjet italiane më të famshme të udhëtimit, ku kam patur nderin të isha për dy vite administratore dhe mësova shumë gjatë asaj kohe.

Lexoni: SME-të italiane kthejnë sytë nga Shqipëria dhe Kosova

BM: Cilat janë objektivat që keni për të ardhmen e faqes tuaj?

V: Ne kemi shumë ide! Turizmi dhe ofertat e pasurive të paluajtshme janë fushat prioritare, prandaj synojmë që në muajt e ardhshëm të kemi një sërë propozimesh për publikun italian.

BM: Si e përjetuat eksperiencën në Albanian Skills? A ishte hera e parë që “Vado in Albania” u prezantua në një event në Shqipëri? Sa e vlefshme ishte kjo pjesëmarrje?

V: Albanian Skills ishte një eksperiencë mjaft interesante, duke qenë një organizatë e mirë strukturuar dhe mendoj se këto iniciativa janë mjaft të vlefshme për të rinjtë shqiptarë. Për ‘Vado in Albania’ ishte hera e parë që e prezantonte veten përpara blogerëve, pjesëmarrësve dhe vullnetarëve të kësaj organizate. Gjatë eventit patëm edhe një bisedë mjaft të këndshme me Çelik Rrupllin, i cili ishte ai që na ftoi për të marrë pjesë në “Albanian Skills”. Së shpejti do të transferohemi në Tiranë dhe do të kemi mundësinë për t’u takuar me bashkëpunëtorë potencialë.

BM: Faleminderit për intervistën dhe suksese të mëtejshme!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0