SME-te italiane kthejne syte nga Shqiperia dhe Kosova

SME-të italiane kthejnë sytë nga Shqipëria dhe Kosova


Në dy vitet e ardhshme shtimi i investimeve në infrastrukturë përcaktohet si një reformë kyçe për ecurinë ekonomike të vendit edhe pse dy vitet e fundit qeveria nuk ka nisur asnjë projekt të ri.


Në raportin e reformave ekonomike 2016-2018 theksohet se përmirësimi i rrugëve, porteve dhe i hekurudhës janë të domosdoshme për të rritur shkëmbimet tregtare dhe të ardhurat në buxhet. Por mesa duket gjatë këtij viti ky rekomandim është i pazbatueshëm. Gjatë vitit 2016 në buxhetin e shtetit, shpenzimet janë parashikuar 452.1 miliardë lekë, me një rënie prej gati 1% në raport me një vit më parë.
Përmirësim kërkohet edhe në infrastrukturën e porteve, të cilat do të mundësonin më pas ankorimet e anijeve më të mëdha të mallrave, çka do sillte rritjen e vëllimit të mallrave, numrit të pasagjerëve dhe do të ulë koston e transportit. Po ashtu kërkohet që në dy vitet e ardhshme me prioritet të jetë edhe hekurudha dhe sidomos në aspektin lidhës me vendet e rajonit.
Për ndërtimin e rrugëve sipas buxhetit afat mesëm janë parashikuar në total 188 milionë lekë. Për transportin ajror janë parashikuar 886 milionë lekë, për atë hekurudhor 669 milionë dhe për atë detar 3.3 milionë lekë. Shuma këto të cilat do të investohen gjatë viteve 2016-2018.

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0