Ushqimet gjithnjë e më shtrenjtë. Inflacioni në Korrik 2.3%
Përditësuar së fundmi: 08/08/2018

Ushqimet gjithnjë e më shtrenjtë. Inflacioni në Korrik 2.3%

Share
nga Albana Mucaj
Gus 08, 2018

Çmimet janë rritur së fundi, duke e çuar inflacionin në 2.3% gjatë muajit korrik.

Inflacioni prej kohësh është në nivele të ulëta dhe larg objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, rritja mesatare e çmimeve po vjen kryesisht nga çmimet e prodhimit bazë “Ushqime dhe pije joalkoolike”. Në korrik rreth gjysma e infacionit u krijua pikërisht nga ushqimet dhe pijet (1,18 pikë përqindjem nga 2.3 % në total).

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 18,3 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 2,7 %, “vajra dhe yndyrna me 2,4 %.

Në rritjen e çmimeve kanë ndikuar gjithashtu edhe inflacioni tek qiraja, lënda djegëse dhe energjia elektrike dhe shërbimet e transportit. Sipas INSTAT të gjitha grupmallrat, janë me rritje çmimi dhe shitjesh.

Krahasuar me një vit më parë, në korrik, rritjen më të madhe e kanë pësuar shërbimet e argëtimit dhe kulturës me 4,6 % për të pasuar tek “Transporti” me 3,2 %.