Europa miratoi një nga ligjet më të rëndësishme në ndryshimin klimatik. Emetimi i karbonit do “kushtojë” më shumë - Business Magazine Albania

Europa miratoi një nga ligjet më të rëndësishme në ndryshimin klimatik. Emetimi i karbonit do “kushtojë” më shumë

Bashkimi Evropian dëshiron të bëhet kontinenti i parë neutral ndaj ndryshimit klimatik në botë deri në vitin 2050. Dhe për të arritur këtë qëllim, ai synon të emetojë 55% më pak karbon (CO2) deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 1990.

Në thelb të planit është tregu i karbonit i njohur si Sistemi i Tregtimit të Emisioneve (ETS). Ai vendos kufijtë se sa kompanitë mund të emetojnë dhe u lejon atyre të tregtojnë këto të drejta emetimi.

Tani Parlamenti i Bashkimit Europian ka arritur një marrëveshje për të reformuar këtë sistem pas negociatave të gjata me përfaqësuesit e qeverisë.

Peter Liese, një eurodeputet me Partinë Popullore Evropiane konservatore, udhëhoqi bisedimet dhe e quajti marrëveshjen “ligji më i madh i klimës i negociuar ndonjëherë në BE”.

ETS përfshin rafineritë e naftës, termocentralet e qymyrit dhe çelikut, si dhe çimenton, qelqin, letrën dhe pjesë të industrive kimike. Këta sektorë përbëjnë 40% të emetimeve totale në BE, dhe rreth 10,000 prej kompanive të tyre duhet të paguajnë për emetimet e tyre që nga viti 2005.

Plani i ri përfshin heqjen e lejeve për rreth 90 milionë tonë metrikë CO2 nga sistemi në vitin 2024. Çdo vit pas kësaj, kufiri për lejet e CO2 do të bjerë me 4.3% çdo vit.

Lexo edhe: Industria e aviacionit dakordësohet për zero emetime karboni deri në 2050-ën

Kostoja e emetimit do të rritet gjithashtu. Vetëm këtë vit çmimi i karbonit u rrit në më shumë se 85 € (90 dollarë) për ton në BE, ose afërsisht dyfishi i çmimit të tij dy vjet më parë. Në të ardhmen, çmimi do të shkojë deri në 100 € për ton për industritë që janë nën mekanizmin e ETS./ Deutsche Welle 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0