Industria e aviacionit dakordësohet për zero emetime karboni deri në 2050-ën - Business Magazine Albania

Industria e aviacionit dakordësohet për zero emetime karboni deri në 2050-ën

Në një takim në Montreal, Autoriteti Ndërkombëtar i Aviacionit Civil (ICAO), u zotua të mbështesë arritjen e objektivit për zero emetime karboni  deri në vitin 2050. Plani u pranua nga 193 vendet që janë anëtare të ICAO.

Megjithatë grupet e gjelbra thonë se marrëveshja është e dobët dhe jo ligjërisht e detyrueshme. Kur bota u mblodh në Paris në 2015 për të rënë dakord për një plan afatgjatë për të trajtuar ndryshimet klimatike, dy industri kryesore mungonin – aviacioni dhe transporti detar.

Industria e linjave ajrore kontribuon me rreth 2.5% të emetimeve globale të karbonit, por shkencëtarët besojnë se ka një ndikim shumë më të madh në ndryshimet klimatike sesa sugjeron kjo shifër.

Lexo edhe: Nis fluturimin avioni i parë i pasagjerëve, tërësisht elektrik

I dërguari i posaçëm presidencial i SHBA për ndryshimet klimatike, John Kerry, e përshëndeti marrëveshjen.

Me 193 vende anëtare, ICA është organi i OKB-së i ngarkuar me rregullimin e gjurmës së karbonit të udhëtimeve ajrore – ata kanë qenë nën presion në rritje nga konsumatorët dhe shkencëtarët që të përpiqen të gjejnë mënyra për të dekarbonizuar udhëtimin ajror për disa vite, me sukses të kufizuar. / BBC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0