Nis fluturimin avioni i parë i pasagjerëve, tërësisht elektrik - Business Magazine Albania

Nis fluturimin avioni i parë i pasagjerëve, tërësisht elektrik

Avioni i parë i pasagjerëve tërësisht elektrik në botë është ngritur me sukses në qiell. Kompania izraelite Eviation Aircraft nisi me sukses avionin e quajtur Alice nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Grant County në Uashington dhe qëndroi në qiell për 8 minuta. Sipas kompanisë, avioni nuk prodhon emetime karboni, redukton ndjeshëm zhurmën dhe ka më pak kosto.

“Kjo është histori. Ne nuk e kemi parë ndryshimin e teknologjisë së shtytjes në avion që kur kaluam nga motori me piston në motorin e turbinës. Ishin vitet 1950 që ishte hera e fundit që pamë të bashkohej një teknologji krejtësisht e re si kjo”, tha Gregory Davis, president dhe CEO i Eviation.

Me teknologjinë e baterive të ngjashme me atë të një makine elektrike, ose një celulari dhe 30 minuta karikim, Alice me nëntë pasagjerë do të jetë në gjendje të fluturojë për një orë dhe rreth 440 milje detare. Avioni ka një shpejtësi maksimale lundrimi prej 287 miljesh në orë. Për referencë, një Boeing 737 ka një shpejtësi maksimale prej 588 milje në orë.

Eviation u themelua në vitin 2015. Kompania shpreson të përdorë informacionin e mbledhur gjatë fluturimit të së martës për të parë hapat e ardhshëm dhe për t’u dorëzuar aeroplanët te klientët deri në vitin 2027. simpleflying

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0