Udhëtim falas në Europë me tren? Ja si të aplikoni dhe datat e udhëtimit - Business Magazine Albania

Udhëtim falas në Europë me tren? Ja si të aplikoni dhe datat e udhëtimit

Programi DiscoverEU i Komisionit Europian ka publikuar thirrjen për aplikim, për të fituar udhëtimin falas me tren përgjatë Europës. Të përzgjedhurit do të marrin biletën falas për udhëtimin mes datave 1 korrik 2024 dhe 30 shtator 2025, për një periudhë 30-ditore.

Kujdes! Të martën, datë 30 prill, ora 12:00 është afati i fundit i aplikimit.

Edhe të rinjtë e lindur nga nga 1 korriku 2005 deri më 30 qershor 2006, me shtetësi ose vendbanim në një nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian ose në një nga vendet e treta të lidhura me programin Erasmus+ (Islanda, Lihtenshtajni, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia dhe Turqia) kanë të gjithashtu të drejtë të aplikojnë.

Çfarë përmban aplikimi?

Kandidatët do të duhet t’i përgjigjen një kuici me gjashtë pyetje në Portalin Europian të Rinisë. Pastaj, komisioni do të rendisë kandidatët në bazë të përgjigjeve.

Bashkë me biletën falas,  do të marrin një Kartë Rinore Europiane e cila do t’u japë akses në ulje çmimesh për vizitat kulturore, aktivitetet mësimore, sportet, transportin, akomodimin dhe ushqimin.
Pjesëmarrësit mund të udhëtojnë vetëm ose në një grup deri në 5 persona. Duhet të caktohet një drejtues grupi për të plotësuar formularin e aplikimit dhe për t’iu përgjigjur kuicit.

Gjatë aplikimit, drejtuesi i grupit merr një kod të cilin duhet t’ua transmetojë anëtarëve të grupit për t’i lejuar të regjistrohen online dhe të plotësojnë të dhënat e tyre personale.
Komisioni filloi DiscoverEU në qershor 2018 dhe më pas e integroi atë në programin Erasmus+ 2021-2027. Që nga viti 2018, janë shpërndarë 284.000 bileta. Përvoja e DiscoverEU u mundësoi të rinjve të kuptojnë më mirë kulturat e tjera, historinë europiane dhe të përmirësojnë aftësitë gjuhësore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0