Berati është një prej qyteteve më të vizituara gjatë këtij sezoni turistik ku me qindra turistë të huaj dhe vendas kanë vizituar muzetë e qytetit, kalanë, lagjet karakteristike si dhe kanë shijuar kuzhinën beratase me gatimet tradicionale.
Por shumë nga administratorët e njësive pritëse në Berat thonë se problemi më i madh për qytetin është fuqia punëtore.
Shumë të rinj largohen përditë dhe kjo për sektorin e shërbimit është tepër e dëmshme.
Edhe pse Berati ndodhet dhjetëra kilometër larg detit, sipërmarrës vendas kanë guxuar për të dalë prej kuzhinës tradicionale.
Luan Eskiu prej vitesh po ofron gatimet e detit në qytetin e një mbi një dritareve duke thyer tabunë e kulinarisë madje duke tërhequr me dhjetëra turistë të huaj dhe vendas që shijojnë këto gatime.
“Theva tabunë e Berati, pasi këtu nuk hahet peshk. Thënia e peshkatarëve është që: Peshku nuk hahet atje ku zihet por atje ku blihet, dhe unë këtë e kam bërë realitet“, thotë ai.
Mbi 750 mijë ishte numri i turistëve që e vizituan Beratin dhe destinacionet e tjera në qark, ndërsa qyteti do të vazhdojë edhe në vjeshtë dhe dimër që të mbajë dyert hapur për të gjithë ata që i tërheq turizmi historik dhe i aventurës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto