Presidenti amerikan ka publikuar një tweet përmes së cilës e ka kritikuar Cook mbi vendimin e Apple në vitin 2017 për të larguar butonin fizik të “Home” në pjesën e përparme të modeleve të reja të iPhone.
Trump shkroi: “Për Tim: Butoni në IPhone ishte më i mirë se SWIPE!”
To Tim: The Button on the IPhone was FAR better than the Swipe!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 25, 2019
Që nga modeli i parë në 2007, telefonat iPhone shfrytëzuan një buton fizik që i kthente përdoruesit në ekranin fillestar.
Lexoni gjithashtu:
Trump e ka sulmuar CEO-n e Google Sundar Pichai, duke thënë se është duke e vëzhguar
Por një dekadë pasi doli telefoni origjinal, edicioni i vitit 2017 i iPhone, iPhone X, u bë versioni i parë që shmangu butonin në favor të kontrolleit me rrëshqitje që kërkon nga përdoruesit rrëshqitje me gishtat nëpër ekran, me gjeste të ndryshme.
Nuk është e qartë se çfarë e shtyu Trump-in të bëjë një pretendim të tillë për ndryshim tani, më shumë se dy vjet pasi u zbatua për herë të parë.
Por Trump ka qenë kritik edhe më parë për dizenjot e iPhone
Në vitet 2013 dhe 2014, Trump ka shkruar shumë herë në Twitter se Apple duhet të prezantojë një iPhone me një ekran më të madh – diçka që kompania përfundimisht e bëri, duke filluar me iPhone 6 Plus.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.