Top 10 startup-et shqiptare sipas StartupRanking - Business Magazine Albania

Top 10 startup-et shqiptare sipas StartupRanking


A e dini që prej vitit 2014 ekziston një motorr kërkimi në gjuhën shqipe? Nëse doni pak frymëzim dhe të informoheni rreth sipërmarrjes, situatës së biznesit dhe ekosistemit të startup-ve në Shqipëri, tashmë ekziston mundësia se ku mund të drejtoheni. Edhe nëse doni të blini apo shisni makinën tuaj apo produkte të tjera, ju do të mund të gjeni një dritare të hapur online. Po mendoni të blini shtëpinë e ëndrrave, apo të shisni atë ekzistuese për një më të mirë, atëherë jeni në vendin e duhur. Po mendoni të përdorni Buffer për skedulimin e postimeve tuaja? Po sikur t’ju themi se tashmë mund të përdorni një startup shqiptar për këtë gjë?

Këto dhe më shumë ju sjell BusinessMag me anë të këtij artikulli, ku kemi pasqyruar një renditje të 10 top startup-ve shqiptare sipas portalit StartupRanking.

Çdo ditë lista vazhdon të shtohet me startup-e shqiptare, ashtu si dhe kjo renditje ndryshon duke u lënë vendin startup-ve të reja dhe duke u ndërruar vendet mes atyre ekzistuese.

Motorri i parë i kërkimit në gjuhën shqipe, që ndryshe nga Google zgjidh disa probleme që dalin nga gjuha unike dhe komplekse që përdorin shqiptarët. Një nga problemet është se një pjesë e informacionit që kërkohet shqip, nuk ndodhet në internet. Për të zgjidhur këtë problem, Mërgim Cahani bashkë me skuadrën e tij kanë punuar për hedhjen e sa më shumë informacioneve shqip online. Gjithashtu, së fundmi Gjirafa ka marrë një financim gati 7 milionë dollarësh.

Lexoni: Gjirafa do të dixhitalizojë Ballkanin. Kompania kosovare financohet 6.7 milionë dollarë nga Rockaway Capital

Dyqani online më i madh për produktet teknologjike në Kosovë. Gjirafa50 synon të përmirësojë blerjet online në Kosovë, me një gamë të gjerë produktesh, që kanë çmime konkurruese dhe që përfshijnë shpërndarjen në të gjithë vendin.

Lexoni: Gjirafa lançon “Amazon” e Kosovës – Gjirafa50

Site E-commerce për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë.

GjirafaMall.com është dyqani më i madh online në Kosovë me mbi 60.000 produkte nëpër kategori të shumta: Auto, Librari, Shtëpi, Aksesorë, Veshje, Fëmijë, Teknologji, Kozmetikë, Sport, Vegla Pune. Transportin e porosive e bëjnë për 48 orë.

Lexoni: Faqet e-commerce në Shqipëri

Business Magazine Albania është revista e parë online e biznesit dhe sipërmarrjes në shqip. Ajo konsiston gjithashtu në një platformë dixhitale online që përfshin botime periodike të artikujve për biznesin, sipërmarrjen, startup-et për profesionistë në kërkim të frymëzimit, por jo vetëm. Ajo është e para e këtij lloji në Shqipëri dhe synon profesionistë shqiptar dhe të rinj frymëzues që kërkojnë të bëhen sipërmarrës të ardhshëm.

Business Magazine Albania funksionon si një linjë biznesi dhe teknologjike dhe që ofron shumë histori suksesi frymëzuese, intervista me ekspertë, mendime nga menaxherët, pronarët e bizneseve, investitorët e mundshëm, si të hapni një biznes, video etj. Së fundmi BusinessMag ka lançuar emisionin e saj të parë Think Big.

Lexoni më shumë rreth emisionit: Think Big, emisioni i ri i sipërmarrjes dhe këshillimit të karrierës në Businessmag

Shit / Bli makina Online!

Pasioni për makinat u kthye në portal online shqiptar! Autobox.al është një platformë online ekskluzivisht për fushën e automobilistikës, e cila shërben si një pikë informimi dhe tregtie për këdo, i cili dëshiron të blejë/shesë një automjet të ri apo të përdorur.

Lexoni: Autobox.al, platforma ku mund të gjeni gjithçka për automobilistikën

Lejoni që një Superhero t’iu ndihmojë të menaxhoni Facebook tuaj. Skeduloni çdo gjë (duke përfshirë postimet me shumë foto, albumet, videot dhe ofertat) kudo në Facebook (duke përfshirë profilet, faqet, grupet dhe eventet). AutoScheduling, Bulk Scheduling dhe shumë superfuqi të tjera do ta bëjnë jetën tuaj si administrator shumë më të lehtë.

Lexoni: Superheroi Publer ua bën jetën virtuale më të thjeshtë

Në qoftë se jeni të interesuar për një shtëpi të re apo po kërkoni hapësirën e duhur për të ngritur një biznes ka disa burime që ju mund t’i përdorni në Shqipëri për të gjetur pasuri të patundshme. Shpi.al është një nga këto zgjidhje, ku konsumatorët mund të aksesojnë online të rejat më të fundit në lidhje më shtëpitë, apartamentet apo dyqanet që janë për t’u shitur dhe jo vetëm. Në qoftë se jeni ose jo blerës apo zotërues i një prone, me anë të telefonit tuaj mund të merrni informacionin që ju nevojitet për të bërë zgjedhjen e duhur dhe për këtë shërben Shpi.al.

Lexoni: Tomi Kallanxhi: “Me Shpi.al jemi gjithnjë në evolucion”

GjirafaPikBiz (gjirafa.biz) është i vetmi vend ku krijohet lidhja e biznesit me klientët.

Gjirafa.biz është shërbim i krijuar nga Gjirafa Inc. që lidh biznesin me konsumatorin. Me anë të kësaj platforme shfrytëzuesit mund të gjejnë bizneset dhe pikat e interesit. Ndërsa bizneseve përdorimi i kësaj platforme ju mundëson të gjenden me lehtësi nga konsumatorët.

Lexoni: Hyn në funksionim produkti Gjirafa.biz

Trajnimi që iu duhet për të punuar Online!

Online Marketing Academy ofron trajnime në fushën e Marketingut Online dhe Network Marketing. Akademia ku mund të mësoni çdo gjë rreth botës Online.

Që nga themelimi i saj në Shkurt të vitit 2012, 100oferta.com është rritur duke u klasifikuar si site më i madh në Shqipëri. Nëse doni të blini prona, shtëpi, makina, të merrni me qera në Shqipëri, ose kërkoni të punësoni dikë jeni në vendin e duhur. Aktualisht ajo publikon mbi 9500 reklama në një gamë të gjerë kategorish duke tërhequr mbi 300.000 vizitorë. 100oferta.com ka gëzuar rritje të shpejtë duke vënë përdoruesit të parët.

P.S. Renditja e startup-ve në këtë portal ndryshon çdo ditë.

/StartupRanking

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0