Faqet e-commerce në Shqipëri » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 31/12/2018

Faqet e-commerce në Shqipëri

Share
nga Anerola Torollari
Dhj 31, 2018
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

E-commerce lindi rreth 40 vite më parë dhe ndryshon përditë me teknologjitë, inovacionet dhe mijëra sipërmarrje që hyjnë çdo ditë në fushën e biznesit online. Konvenienca, siguria dhe eksperienca e përdoruesve të e-commerce është rritur eksponencialisht që nga ngjizja e idesë.

Koncepti i tregtisë elektronike është gjithçka që i referohet të bërit biznes në internet më mirë dhe më shpejt. Ajo i referohet dhënies së aksesit klientëve për të kontrolluar në sistemin kompjuterik të kompanisë për të personalizuar produktin dhe shërbimin sipas dëshirave të tyre dhe për të dërguar produktin dhe shërbimin në kohën e duhur.

Tregtia elektronike (E-commerce) është blerja dhe shitja e mallrave dhe shërbimeve, ose transmetimi i fondeve apo të dhënave në një rrjet elektronik që kryesisht është Interneti. BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa nga portal-et më të njohura e-commerce në Shqipëri.

Dyqan Taxi

Website: http://dyqantaxi.com/

Me një larmi të gjerë artikujsh, të cilët shtohen dita-ditës, Dyqan Taxi është i pranishëm në treg prej datës 11 Nëntor 2011 si pjesë e kompanisë NetTrade Albania sh.p.k, tashmë pjesë e Balfin Group.

“Kur u themelua Dyqan Taxi, shitjet online në Shqipëri ishin në nivele fillestare prandaj nevojitej një emër, i cili ishte shumë i thjeshtë për të kaluar mesazhin tek konsumatorët, por gjithashtu të ngjallte një kureshtje në momentin që dëgjohej për herë të parë”, shprehet në një intervistë për Business Mag, Valer Pinderi, CEO i NetTrade Albania.

Lexoni: Amazon shqiptar bëhet pjesë e Walmart shqiptar

eBuy.al

Website: http://www.ebuy.al/

ebuy.al është platforma online më e kompletuar në Shqipëri, ku tregtohet në një vend të vetëm një shumëllojshmëri produktesh të firmave/kompanive të ndryshme.

Lexoni: “NËSE NUK JE VAZHDIMISHT INOVATIV, dikush tjetër do të jetë”

Movida.al

Website: http://movida.al/

Movida.al është tregu më i madh online në Shqipëri. Objektivi i tyre është ai i të pasurit gjithmonë çmimet më të mira për të gjitha produktet që gjenden online. Të pëlqen të blesh ato që të duhen në mënyrë të sigurt direkt nga rehatia e shtëpisë? Në Movida.al, blerjet janë ekstremisht të mbrojtura dhe ti mund të zgjedhësh shumë thjesht se kur dhe ku do të dorëzohet produkti.

Lexoni: Ertjan Cabiri (Movida.al), nga Burokracia e OKB tek Impakti i Menjëhershëm i Startup-eve

Lamarket.al

Website: http://www.lamarket.al/

Lamarket.al është një dyqan online që ofron një gamë të gjerë produktesh për të gjitha grupmoshat e konsumatorëve. Lamarket.al funksionon si një Mega E-SHOP ku blerësit mund të gjejnë gjithçka, duke filluar nga elektronika dhe IT, veshjet, aksesorët, bizhuteritë, produktet për shtëpinë, për shëndetin dhe mirëqënien, ide dhuratash etj.

Lexoni: Intervistë me Rediana Çuraj, themeluesen e site-it më të ri e-commerce “Lamarket.al”

Cliche Shop

Website: https://clicheshop.al/

Marka e famshme e aksesorëve dhe bizhuve të modës, Cliche Albania ka lançuar portalin e shitjeve online, duke i mundësuar klientëve të saj të porositin produktet e mirënjohura nga çdo skaj i vendit. Që nga viti 2017, kompania Cliche drejtohet me shumë pasion dhe përkushtim për të sjellë produkte konkurruese te klientët e saj. Markë me produkte tërësisht Italiane ne fushën e bizhuterisë dhe aksesorëve të modës, Cliche ju ndihmon të kompletoni look-un tuaj nëpërmjet një kategorie produktesh duke filluar nga bizhuteria fashion e aksesorë fashion për flokë deri te aksesorët e modës si, shall, kapele, doreza, fular, ide dhuratash, aksesorë për meshkuj, ora, çanta, portofolë etj.

Lexoni: Clicheshop.al – Një tjetër brand shqiptar i bashkohet të ardhmes online

Stina.al

Website: https://stina.al/

www.stina.al ka lindur si faqe e-commerce në Shtator të vitit 2016. Produktet që ofrohen janë kryesisht në sektorin e veshmbathjeve, këpucëve, aksesorëve për femra, meshkuj dhe fëmijë. Tek Stina.al cilido, qoftë i rritur në moshë të re apo të vogël, mund të ndryshojë garderobën e vet së bashku me ndryshimin e stinës. Pra, ka larmi produktesh të prezantuara në koleksionet plot stil të markave FLO, LTB, Elle dhe Penti.

Lexoni: Stina.al – Njihuni me portalin më të ri E-commerce në Shqipëri

Gjirafa

Website: www.Gjirafa.com

Gjirafa.com është makina e parë dhe më e përparuar kërkimore në gjuhën shqipe, e cila u ofron përdoruesve të saj gjetjen e informacioneve shqip nga i gjithë interneti. Gjirafa.com ndër të tjera ofron edhe oraret e autobusëve ndërmjet vendeve në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, si dhe parashikimin e motit për qytetet kryesore.

Gjirafa ështe kompani Amerikane, e themeluar në SHBA nga Mergim Cahani, duke qenë edhe CEO, ndërsa bashkëthemelues janë Ercan Canhasi dhe Diogjen Elshani. Gjirafa me degën e saj në Kosovë dhe Shqipëri numëron 70+ të punësuar, të cilët punojnë në dy zyrat e saj, Prishtinë dhe Tiranë.

Gjirafa50.com

Website: https://gjirafa50.com/

Dyqani online më i madh për produktet teknologjike në Kosovë. Është dyqan online i specializuar për shitjen e TOP produkteve më të kërkuara të teknologjisë dhe me çmimet më të lira.

Lexoni: Gjirafa Inc lançon projektin më të ri për pajisjet elektronike, Gjirafa50 Outlet

GjirafaMall

Website: https://gjirafamall.com/

Site E-commerce për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë. GjirafaMall.com është dyqani më i madh online në Kosovë me mbi 60.000 produkte nëpër kategori të shumta: Auto, Librari, Shtëpi, Aksesorë, Veshje, Fëmijë, Teknologji, Kozmetikë, Sport, Vegla Pune. Transportin e porosive e bëjnë për 48 orë.

Shpresa Computers

Website: www.dyqani.shpresa.al

Kjo kompani është tashmë gjerësisht e shtrirë dhe e integruar në tregun shqiptar të informatikës duke ofruar produkte dhe shërbime konkuruese për vendin. Në një treg ku kompanitë që ofrojnë të njëjtat shërbime me çmime që shpesh janë të paarritshme për familjet me ekonomi mesatare, kjo kompani që nga viti 2003 ka zgjedhur një rrugë tjetër, çmimet e ulëta dhe shërbimet cilësore i kanë garantuar kësaj kompanie një numër të lartë klientësh të rregullt të cilët përveç blerjeve të produkteve teknologjike, marrin asistencë të vazhdueshme nga stafi i kualifikuar për çdo çështje teknike.

Shoppingmania.al

Website: https://shoppingmania.al/

Shoppingmania.al është një dyqan online që ofron një shumëllojshmëri të gjerë produktesh të sektorëve të ndryshëm për femra, meshkuj dhe fëmijë. Qëllimi i këtij dyqani online është ofrimi për blerësit e produkteve sa më cilësore dhe me çmime sa të mira, të përzgjedhura nga kompanitë dhe markat më të mira në treg.

FSHF

Website: www.fshf.org

FSHF ofron për të blerë online veshje, bileta dhe aksesorë të Kombëtares shqiptare.

Lexoni: FSHF përqafon epokën dixhitale duke lançuar platformën e re online

MPay

Website: www.mpay.al

MPAY është një shërbim inovativ dhe stimulues, i cili bën të mundur që çdo person me çdo tip telefoni celular të kryejë pagesa të ndryshme. Tashmë, të gjithë shqiptarët mund të përdorin telefonin celular për të paguar faturat e tyre, për të kryer rimbushje elektronike, për të kontrolluar vlerën e llogarisë bankare si dhe për të marrë njoftime lidhur me datat e faturave për t’u paguar.

Lexoni: MPAY, zgjidhet finalist mes 336 kompanive ndërkombëtare në Elevator Lab

Smardonline

Website: www.smardonline.com

Smard Sh.P.K është firma e parë në Kosovë për shitjen e produkteve në internet, bazuar në përvojën dhe punën shumëvjeçare të kompanive të ndryshme që operojnë në SHBA, Europë dhe Japoni. Smardonline.com ka filluar me shitje online me 14 Shkurt 2012 dhe është krijuar nga Denis Gafuri.

Lexoni: Nuk ka kufizime se ku ndodhesh, me kënd je AS KOHA KUR DËSHIRON TË BLESH!

Merrjep

Website: www.merrjep.com

Idea e merrjep është krijimi i një faqe interneti që do të lejojë vizitorët nga Kosova të blejnë, shesin dhe shkëmbejnë produktet dhe shërbimet. Kjo platformë u lançua në verën e vitit 2008. Publikimi i tij u shoqërua nga një sukses i madh dhe numri i vizitorëve është rritur për çdo ditë. Sot, MerrJep kryeson tregun e internetit në Kosovë me 70.000 vizitorë që postojnë 1.600 publikime të reja çdo ditë.

ViaAnabel

Website: https://viaanabel.al/

Website e-commerce ViaAnabel u krijua në 8 Shkurt 2016, si një iniciativë e Dalina Buzi-t, bashkë-themeluese e revistës “Anabel” dhe portalit Anabel.al. Tashmë e mirë-vendosur në biznesin e modës këtu në vendin tonë, por jo vetëm, edhe në Europë ka produkte nga firmat më prestigjoze si Hermes, Louis Vuitton, Chanel, Gucci, Fendi, Salvatore Ferragamo etj.

Neptun

Website: www.Neptun.al

Ka nisur aktivitetin në vitin 1993. Një ndër kompanitë më të mëdha në vend, me një rrjet të gjerë dyqanesh në Tiranë e rrethe. Lider në shitjen e pajisjeve elektro-shtëpiake në tregun online.

Lexoni: Strategjitë që ndjek kompania shqiptare që udhëheq tregun edhe në Maqedoni e Kosovë

Globe

Website: www.globe.al

E mirë pozicionuar në tregun e pajisjeve elektrike, tashmë po forcon pozitat e saj në tregun online. Kompania vepron në fushën e shitjeve me pakicë dhe shumicë duke ofruar markat më të njohura për konsumatorin shqiptar.

Spar Liqeni

Website: sparliqeni.al

Spar Liqeni ёshtё supermarketi i parё ne Shqiperi, që përveçse supermarket normal, ofron edhe shërbimin e shitjeve online. Pjesë e rrjetit Spar Albania, një rrjet ndërkombëtar i krijuar në 1932 në Hollandë, i cili nga 2016 është prezent edhe në Shqipëri. Në total ky rrjet ka më shumë se 13.700 supermarkete në 44 vende të botës, kryesisht perëndimore.

Shёrbimi online ofrohet jo vetëm në Tiranë, por edhe nё të gjithё Shqipёrinё, nё pjesёn tjetёr tё vendit nё 24 orё. Porositё dorёzohen nё adresёn e saktё tё kёrkuar nga porositёsi. Pёr pjesёn tjetёr te vendit pagesa pranohet vetёm parapagim, me paypal ose me kartë krediti dhe vlera e dёrgesёs duhet tё jetё mbi 5000 lekё tё reja.

Grepi

Website: www.Grepi.al

Grepi.al lindi në Gusht të vitit 2012, si një tentativë për ta thjeshtësuar procesin e listimit online të produkteve, shërbimeve, pronave, etj. Nisja zyrtare është Shtatori i vitit 2013, ku filloi promovimi dhe reklamimi i tij.

123.al

Website: www.123.al

123 është një projekt dhe sipërmarrje që nisi si ide rreth verës së vitit 2010 dhe ka qenë në ndërtim që atëhere.

Ideja e 123 është një koncept i thjeshtë, por shumë i veçantë dhe i gjerë në influencë. E ndërtuar thjesht dhe në një formë atraktive 123 është një guidë që të merr për krahu dhe të fton të zbulosh qytetin tënd, por jo vetëm. Është njëkohësisht një ndihmës që të lejon gjithashtu të provosh eksperienca të reja, pa u ndjerë në faj se po harxhon shumë. 123 mbi të gjitha negocion me bizneset në qytetin tuaj (vendin tuaj), në mënyrë që ju të përfitoni çmimin më të ulët të mundshëm për shërbimet më të mira të mundshme.

Luiseta

Website: https://www.luiseta.com/

Disa kohë më parë, zotërimi i markave më të njohura të veshjeve dhe aksesorëve ishte thjesht një ëndërr, ose duheshin javë e muaj, që produkti i preferuar të arrinte në destinacion. Duke studiuar kërkesat e secilit prej jush, por edhe tendencat e marketingut jashtë kufijve të Shqipërisë, në vitin 2016, Luiseta hapi dyert e partneritetit me markat më prestigjioze ndërkombëtare. Synimi i këtij partneriteti ishte sjellja e trendit më të ri të blerjeve, që operonte prej kohësh në tregun ndërkombëtar, atë të blerjeve online, por në tregun tonë ishte i munguar. Ideja fillestare e sjelljes së markave të cilësisë më të lartë dhe me çmime konkurruese, SOT, është kthyer në qëllimin kryesor të LUISETËS. Aktualisht, Luiseta, ofron dhe shet mbi 80,000 produkte të prodhuara nga vetë brand-i “Luiseta”, si dhe nga marka të tjera internacionale, të njohura anë e mbanë Botës. Blerjet kryhen online, duke garantuar për ju produkte nga qendrat tona në SHBA, Evropë, Kinë apo çdo vend tjetër i botës.

Lexoni: Kur brandet dhe trendet trokasin në shtëpinë tënde… Hapi derën!

Balkmall

Website: https://balkmall.com/

Prej gati 8 vitesh, Endri Dine jeton në Kinë. Ai dhe familja e tij në Shqipëri, po zhvillojnë tregtinë online përmes kompanisë së krijuar BalkMall. Është një portal e-commerce me Website të krijuar nga vëllai i tij Ardit Dine. Edhe ai punon në Pekin, në OFO, kompani biçikletash, si Senior Software Engineer. Në tregti është organizuar e gjithë familja Dine. Endri i merr produktet nga Kina, duke vënë theksin tek cilësia. Ai është i bindur se arrin të sigurojë çmime konkurruese në raportin cilësi-çmim.

Lexoni: Balkmall, startup familjar në e-commerce

Vlera network

Website: https://www.vlera.com/

Në dukje të parë Vlera të lë përshtypjen e një rrjeti të zakonshëm social, por në fakt Vlera paraqet një platformë komerciale që u mundëson përdoruesve hapjen e dyqaneve online sipas modelit Branded! Vlera u mundëson afaristëve të vegjël e të mesëm të fillojnë shitjet e tyre online në një platformë të gatshme e të thjeshtë dhe me një reklamë të mjaftueshme që sigurohet nga anëtarët e rrjetit. Po ashtu për blerësit ofrohet një garanci duke u mundësuar review dhe rating në të cilat shitësi nuk mund bëj ndryshime siç ndodh rëndom në dyqanet online. Vlera është një investim relativisht i madh kohor e financiar dhe ofron opsione të shumta për të cilat mund të flitet shumë.

Lexoni: “Vlera Network”, një platformë shqiptare që i bën të gjitha

SAvenue

Website: https://www.savenue.al/

SAvenue do të thotë “Bulevardi i Stilit”. Një shop online që sugjeron veshje të kompletuara dhe kërkon që femrat shqiptare të vishen më me stil. Trendi i kohëve të fundit në vendin tonë, janë faqet e panumërta në Instagram që shesin veshje për të gjitha kategoritë, por të pakta janë faqet e organizuara online ku ti njihesh me çmimin, me veshjen në trupin e modeles, ofertat e momentit dhe sigurisht të ofrohet transport pa patur nevojën të lëvizësh nga komoditeti i shtëpisë.

Lexoni: SAvenue, “Bulevardi i stilit online” me të cilin mund të vishet “ajo”

Kantina Alimani

Website: www.alimaniwinery.com/store/

Kantina Alimani është dyqani i parë dhe i vetëm online i verës në Shqipëri! Konsumatorët nga Tirana dhe në mbarë Shqipërinë mund të porosisin dhe marrin verën brenda 0-24 orëve.

Lexoni: Kantina Alimani, një emër i ri në tregun e verës në Shqipëri

Baboon

Website: www.baboon.al

Baboon është aplikacioni shqiptar që mundëson porositjen e ushqimit tuaj të preferuar nga kompjuteri, tableti apo smartphone, në një kohë të shkurtër dhe të sigurtë. Shërbimi taksi ju jep mundësinë për më shumë zgjedhje dhe më shumë leverdi.

Lexoni: Genti Selenica: “Çdo njeri, pas disa vitesh kur t’i shkojë mendja për të ngrënë do i kujtohet menjëherë BABOON”

Era.al

Website: https://era.al/shop/

Restorant Era ka tashmë një aplikacion ku ju mund të bëni porositjen e ushqimit online nga kompjuteri, tableti apo smartphone, nëse nuk keni mundësi të shkoni fizikisht në restorant.

Lexoni: Olisa Porodini: “Website i era.al, kartëvizita jonë për të gjithë klientët”

Altissia Privè

Website: https://altissiaprive.al/

Altissia Privè është një shopping club privat online ku të regjistruarit mund të gjejnë markat më ekskluzive të veshjeve, aksesorëve, këpucëve dhe kozmetikës me çmime outlet. Rregjistrimi është i thjeshtë, falas dhe pa blerje të detyrueshme. Mjafton një click për të pasur akses tek të gjitha ofertat e fundit dhe për të qenë gjithmone të azhornuar me të rejat më të fundit të modës dhe kujdesit për veten!

Gjejevete.al

Website: https://www.gjejevete.al/

“Gjeje Vetë” është një kompani e krijuar pas shumë kohësh planifikimi dhe studimesh mbi tregun online nga profesionistë me eksperincë shumë vjeçare, me një deshirë të madhe për të sjellë një platformë shitje-blerje dhe promovimi inovative. Shumëllojshmëria e produkteve dhe shërbimeve bën që website të ketë shumë vizibilitet. Kjo platformë krijon një lidhje të drejtpërdrejtë dhe të afërt ndërmjet shitësit dhe blerësit.  Gjejevete.al ka mbi 30,000 produkte dhe bashkëpunon më shumë se 300 dyqane.