Think Big, emisioni i ri i sipërmarrjes dhe këshillimit të karrierës në Businessmag - Business Magazine Albania

Think Big, emisioni i ri i sipërmarrjes dhe këshillimit të karrierës në Businessmag


Një cikël emisionesh do të vijnë nga Businessmag.al në bashkëpunim me programin RisiAlbania. Sipërmarrësit dhe të rinjtë që mund të bëhen pjesë e sipërmarrjes, apo mund të nisin vetë një të tillë, do të jenë në fokus të emisionit “Think Big”.

Një cikël intervistash, ndërveprimesh, informacionesh dhe diskutime në studio, pritet të shërbejnë për të rinjtë si një dritare informacioni, por mbi të gjitha, si burim frymëzimi për karrierën e tyre.

Falë bashkëpunimit, gjatë këtij viti pritet të ketë në kanalin tonë të YouTube dhe në të gjitha kanalet tona të transmetimit përfshirë rrjetet sociale, 12 emisione.

Artikulli u publikua më parë në faqen 62 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Gerti Boshnjaku, Drejtor i “Think Big” thekson se objektivi është: “Të edukojmë të rinjtë për vlerat dhe orientimet e ndryshme të karrierës, t’i ndihmojmë ata të zgjedhin drejtimin e duhur për të ardhmen e tyre. Me këtë qëllim, programi ynë synon të edukojë, frymëzojë, mbështesë dhe fuqizojë të rinjtë që të ndërtojnë një të ardhme të sigurtë në Shqipëri”.

Përmes emisionit, do të prezantohen sipërmarrës të suksesshëm në fushën e teknologjisë, turizmit, agroturizmit, shërbimeve, biznesit social, ndërmjetësimit, prodhimit, etj. Ata do të na pasqyrojnë mënyrat e tyre të organizimit në punë, kulturën e koorporatës, vlerat dhe mundësitë e karrierës brenda kompanisë.

Në qendër të disa emisioneve do të jenë sipërmarrës të rinj, të cilët do të na tregojnë rrugëtimin e tyre “të freskët” e lehtësisht të aplikueshëm edhe nga të rinj me të njëjtin pasion.

Ne jemi entuziastë për ndarjen e kësaj përvoje fantastike me të gjithë ju. Jemi të bindur që do të jeni pjesë e tij, si persona të intervistuar, apo që keni përfituar informacione e nxitje të dobishme, për të bërë investimin më të mirë në karrierën tuaj.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 62 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0