Autobox.al, platforma ku mund të gjeni gjithçka për automobilistikën - Business Magazine Albania

Autobox.al, platforma ku mund të gjeni gjithçka për automobilistikën


Autobox.al është një platformë online ekskluzivisht për fushën e automobilistikës, e cila shërben si një pikë informimi dhe tregtie për këdo, i cili dëshiron të blejë/shesë një automjet të ri apo të përdorur. Gjatë një interviste për BusinessMag me Ridi Kula, një nga anëtarët e ekipit ne patëm mundësinë të mësojmë më tepër për Autobox.al. Ridi na tregon se idea për këtë platformë ka lindur pikërisht nga pasioni që ata kishin për fushën e automobilistikës dhe menduan që këtë informacion që marrin për veten e tyre duke lexuar portale të ndryshme të huaja, t’ia përcjellin edhe tregut shqiptar. Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë me Autobx.al, për BusinessMag.

BM: Cilat janë rubrikat që ofron Autobox.al? Cili është fokusi i tij?

Informacioni rreth botës së automobilistikës është diçka që mungon në tregun shqiptar ose më mirë të themi që shumë kanë tentuar ta ofrojnë, por e kanë braktisur, ndoshta dhe mos interesi i përdoruesve. Por për arsyen se na pëlqen kjo fushë jemi të vendosur të bëjmë gjithçka edhe për ata pak të interesuar rreth automobilistikës. Edhe pse momentalisht më shumë jemi të fokusuar te zhvillimi i software-it për tregun e automjeteve që ofron ky projekt. Qëlimi ynë është të bëhemi pika kryesore e informimit dhe Tregu Numër 1 i Automobilistikës në Shqipëri dhe besoj shumë shpejt do e arrijmë.

BM: Sa kohë ka që është krijuar kjo platformë? Cili ka qenë impakti deri tani për përdoruesit?

Projekti ka nisur në fillim të vitit 2015 dhe mund të themi se jemi tej mase të kënaqur me rezultatet. Ajo që na jep kurajo të vazhdojme pa u lodhur me këtë projekt është fakti se shumë faqe njoftimesh online, qoftë njoftime të ndryshme apo automjete, e kanë nisur duke marrë numër të konsiderueshëm njoftimesh nga faqe të ndryshme dhe i kanë postuar ato vetë në faqet e tyre për të krijuar një trafik fallco, kurse ne që në hapat e parë me 0(zero) njoftime jemi munduar të ndihmojmë përdoruesit për hapat e postimit, por jo t’i hedhim ato vetë, gjë që ndoshta na ka ngrënë më shumë kohë, por është pozitive në aspektin afatgjatë. Prandaj dhe momentalisht kemi arritur në rreth 3000 përdorues të regjistruar dhe 6000 njoftime të publikuara nga vetë përdoruesit dhe vazhdojmë e rritemi çdo ditë.

BM: Cili është ekipi që po punon me Autobox.al?

Jemi 3 persona që ky projekt dhe pasioni për makinat na ka njohur dhe na ka bashkuar. Damian Bega, i cili ka nisur projektin dhe merret me zhvillimin e software-it, unë Ridi Kula që merrem më shumë me Social Media dhe Genti Lleshi, i cili është më i vogli në moshë dhe merret me artikujt mbi fushën e automobilistikës.

BM: Cila është strategjia e marketingut që përdorni për ta përhapur më shumë Autobox.al?

Faktori kryesor besoj që na ka ndihmuar shumë është komunikimi i drejtëpërdrejtë me tregtarët dhe suporti që ju kemi dhënë përdoruesve qoftë për të postuar ashtu edhe për gjetjen e ndonjë produkti që ka munguar në faqe, duke kontaktuar personalisht me tregtarë të ndryshëm dhe ju kemi gjetur pjesët apo automjetin që ka kërkuar përdoruesi. Kjo besoj ka qenë dhe është pika jonë më e fortë, komunikimi i drejtëpërdrejtë dhe i shpejtë me përdoruesit. Gjithashtu nuk mund të lëmë pa përmendur se efekt të madh në narketing na ka dhënë dhe social media që sot është bërë diçka e domosdoshme për ngritjen e çdo projekti.

BM: A ka portale të ngjashme si Autobox.al? Nëse po, cila është diferenca juaj?

Portale të ngjashme në aparencë ka shumë dhe shumë të tjera tentojnë të hapen çdo ditë, të cilat ofrojnë opsione si krahasimi, ruajtja e njoftimeve etj, të cilat normalisht i disponojmë dhe ne, por ndryshimi kryesor që ne kemi në portalin tonë janë filtrat e shumta që kemi zhvilluar në mënyrë që ta bëjmë sa më të lehtë navigimin dhe gjetjen e produktit që përdoruesit kërkojnë. Duke parë që shumë faqe njoftimesh qarkullojnë online dhe në secilën prej tyre ka qenë e vështirë të gjejmë produktin që kërkonim menduam se një projekt i tillë me kategori dhe filtra të shumtë do të jetë një ndihmë për tregun shqiptar. Kjo ndoshta është diçka pozitive për përdoruesit se harxhojnë më pak kohë për të gjetur një produkt të caktuar dhe negativ për portalin tonë se përdoruesi ikën më shpejt, por jemi të vendosur të krijojmë përdoruesë të besuar dhe jo t’i detyrojmë ata të qëndrojnë me orë të tëra në faqen tonë.

Besoj e kemi arritur besueshmërinë duke parë se 90% të përdoruesve që kanë ardhur në faqen tonë janë akoma me ne. Gjithashtu u ofrojmë mundësinë tregtarëve të regjistruar të krijojnë banera për reklamimin e biznesit të tyre vetë pa qenë nevoja për ndihmën e askujt, kemi opsionin Remote Adverts i cili ofron mundësinë e shfaqjes së njoftimeve të secilit përdorues në website të ndryshme ku ata dëshirojnë t’i shfaqin njoftimet e tyre, sistem mesazhesh i cili ofron komunikim të drejtpërdrejtë ndërmjet shitësve dhe blerësve direkt nga faqja. Së shpejti shpresojmë të mbarojmë dhe një opsion të rëndësishëm për tregtarët, të cilët kanë faqe interneti të tyren dhe që do ju lehtësojë shumë procesin e postimeve. Ky opsion “Import Ads” ju ofron mundësinë që njoftimet që ata hedhin në webin e tyre të postohen automatikisht në AutoBox.al pa qenë nevoja t’i postojnë manualisht përsëri edhe tek ne.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0