TOP 10 intervistat më të lexuara në Businessmag në 2022 - Business Magazine Albania

TOP 10 intervistat më të lexuara në Businessmag në 2022

TOP 10 intervistat

çdo fundivit Businessmag risjell artikujt më të lexuar, bazuar në të dhënat e Google Analytics të platformës. Historitë njerëzore, arritjet e të rinjve, personave në diasporë, rrugëtimet e vështira të personazheve duket se tërheqin më shumë vëmendjen tuaj.

Më poshtë ju sjellim 10 intervistat e realizuara këtë vit nga Businessmag, të cilat janë lexuar dhe ndarë më shumë në mediat sociale dhe në platforma të tjera.

 

Albina Peposhi tashmë studion në Gjermani. Kur ne e intervistuam ajo ishte ende në Shqipëri dhe ndau me ne përvojën e një adoleshenteje të  veçantë. Fokusi i saj te teknologjia e bëri të arrinte sukses. Talenti dhe pasioni për teknologjinë ka bërë që ajo t’i përkushtohet dhe të mësojë çdo ditë gjëra të reja dhe të jetë pjesë e pandashme e konkurseve të ndryshme.

Por Albina e ka kthyer talentin dhe pasionin e saj në punë, duke punuar part-time si back-end developer për një kompani në Poloni dhe pjesërisht fullstack developer për një kompani në Amerikë, që kur ishte në shkollë të mesme.

Lexo: Albina Peposhi, 17 vjeçarja shqiptare që punon për kompani në Poloni dhe Amerikë

Industria e filmit, bazohet në krijimtari, por ka nevojë njëkohësisht për investime të mëdha. Ne vendin tonë financimet mbeten ende të ulëta. Ndërkohë, kemi disa produktione kinematografike shumë të suksesshme, të vlerësuara në disa festival ndërkombëtare. Për këtë tërhoqi vëmendje intervista e zhvilluar me regjizorin Bujar Alimani. Pas kësaj businessmag zhvilloi edhe një speciale, të publikuar në nr 29 të revistës.

Lexo: Financimet e munguara të filmit nuk pengojnë kineastët shqiptarë të mbërrijnë në skena të rëndësishme botërore

Driton Emini, një karrierë brilante në fushën e teknologjisë. Ai sot drejton një nga departamentet me të rëndësishme të Deëche Telecom. Në intervistën e zhvilluar ai ndau me ne rrugëtimin e karrierës së tij, sukseset dhe sfidat personale, por edhe arritjet teknologjike që shoqëria ka në fushën e telekomuniacionit.

Lexo: Driton Emini, shqiptari që po drejton digjitalizimin e industrisë mobile në Europë

Ardian Lekaj, është sipërmarrës dhe Kryetar i Dhomës së Diasporës. Ai ka ndarë me ne shqetësimet dhe parashikimet e tij për një zhvillim ekonomik tjetërsues për shkak të luftës në Ukrainë dhe pandemisë, duke e quajtur realitetin e ri ekonomik një kapitalizëm të ri.

Lexo: Ardian Lekaj: Jemi drejt një kapitalizmi të ri

Idetë kreative të sipërmarrësve të rinj ndiqen me vëmendje. E tillë është sipërmarrja La Perle, e cila vjen nga një vajzë ambicioze dhe me pasion në punën e saj

Lexo: “La Perle” Bubble Glamping i vetëm në Ballkan realizohet nga një grua!

Gratë sipërmarrëse në fushën e turizmit janë parë gjithmonë me simpati. Alma Spathara, krahas ambicies, këmbënguljes, ka një pasion të jashtëzakonshëm për punën e saj, duke ia bërë më të lehtë të gjithë procesin e mikpritjes së turistëve. Sot ajo dhe familja e saj janë bërë pikë referimi në Berat, si për turistët, por edhe për operatorët e tjerë turistikë në zonë. Një sipërmarrje me vlerë të shtuar në të gjithë turizmin shqiptar.

Lexo: Alma Spathara, një jetë në turizëm dhe me pasion të shtuar

Investimet ne panelet diellore janë më të rëndësishme se kurrë. Së fundi qeveria shëiptare ha hapur një linjë mbështetje për të gjitha familjet që duan të investojnë. Intervista jonë me Lulzim Sylën ishte idsa muaj para këtij vendimi, por interesi duket të jetë i lartë për këtë formë të re investimi.

Lexo: Lulzim Syla: Elen është një “One stop shop” për çdo klient që dëshiron të investojë në kursim dhe të rrisë efiçiencën në energji

Artur Jella është shqiptari që ka hapur dy restorantet e tij në Spanjë, duke i quajtur “Shija”. Një punë e dedikuar me focus të theksuar në këtë karrierë, që në moshë të re, e ka bërë atë të jetë jo vetëm një shef kuzhine ekselent, por edhe të kontribuojë në hapjen e më gati 190 restoranteve nëpër vende të ndryshme të botës.

Lexo:  Artur Jella, shefi që ka hapur mbi 187 restorante në mbarë botën

Luiza Gega na frumëzoi të gjithëve ne me fitoren e saj në kampionatin europian. Në një interviste për Businessmag.al ajo tregon anën e saj njerëzore, sfidat për të arritur deri këtu, shpalosi modestinë e saj, ccka e bën atë edhe më madhështore:

Lexo: Çfarë nevojitet të jesh një kampion?! Luiza Gega frymëzon!

Shqiptarët që kanë investuar jashtë, por që mbajnë në hartën e tyre të investimit dhe shqipërinë, ngjallin gjithnjë simpati. Ata janë jo vetëm ambiciozë, por kanë dashuri për rrenjët. Kjo ka tërhequr vëmendje tek Lirian Ostrovica, I cili ka punuar në fushën e teknologjisë dhe vjen me zgjidhje inovative.

Lexo:  Lirian Ostrovica, sipërmarrësi që ju mundëson të filmoni live video dhe audio përmes Ecardify.io

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0