Alma Spathara, një jetë në turizëm dhe me pasion të shtuar - Business Magazine Albania

Alma Spathara, një jetë në turizëm dhe me pasion të shtuar

Alma Spathara

E njohin të gjithë në fushën e turizmit. Sportet në natyrë dhe eksplorimi që ajo ofron me biznesin e saj familjar, e kanë bërë Alma Spatharën, pikë referimi për shumë operatorë turistikë. Një model pasioni dhe rritje të shëndetshme ndër vite, një dashuri për vendlindjen dhe pasuritë e mëdha natyrore të Beratit e më gjerë. Alma Spathara dhe bashkëshorti i saj, kanë shënuar një gurë themeli në turizmin natyror, kulinar shqiptar.

Prej sa kohësh merreni me aktivitetin e turizmit dhe cilat janë shërbimet tuaja?

Do t’ju tregoj historinë e vërtetë të sipërmarrjes time, e cila është sa e bukur, emocionuese, aq edhe sfiduese dhe e vështirë. Ne jemi munduar që të ngremë produktet tona unike, jo në qendër të Shqipërisë, si Tiranë, Durrës, etj, por në zona shumë të thella të Skraparit, Përmetit, Beratit, Dibrës, etj.

Historia ime me turizmin ka nisur në vitin 1999, kur rashë në dashuri me njeriun, i cili sot është bashkëshorti im, bashkëthemeluesi dhe frymëzimi im. Ai vinte nga emigrimi në Itali, ku ishte edukuar dhe kishte kuptuar rëndësinë e turizmit në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.

Në ato vite nuk flitej fare për turizëm në Shqipëri. Kudo në media flitej vetëm për kronika të zeza  dhe korrupsion. Nuk bëhej fjalë për turistë të huaj, por vetëm ata vendas. Turistët e huaj numëroheshin me gishta. E kemi nisur nga zero, nuk kishim asgjë përveç dashurisë për jetën dhe njëri-tjetrin. Ishim mes dilemës të qëndronim në Berat dhe të investonim në qytetin tonë të lindjes apo të investonim në kryeqytet, siç vraponin të gjithë miqtë tanë. Por, unë e dashuroja Beratin magjik, lagjet e vjetra të tij, me kishat dhe xhamitë e bukura, osumin që gjarpëron mes tij. Tomorri, sa herë e shikoja, më magjepste a thua sikur nuk e kisha për ditë para syve. Mund të isha e lumtur vetëm në Berat, afër familjes time.

Edhe sot e mbaj mend, kur kam parë për herë të parë kanionet e Osumit nga sipër. Ishte dashuri me shikim të parë. Pamje aq madhështore dhe të bukur nuk më kishin zënë sytë. Fuqia gërryese e lumit Osum për miliona vjet e kishte çarë koren  e tokës më dysh. Osumi gjarpëronte me zhurmë në thellësi dhe në të dyja anët ngriheshin madhështore dhe të thepisura shpatet e kanionit 150 metra të thella. Menjëherë mendja punonte se si mund ta kthenim në një destinacion për të gjithë turistët vendas dhe të huaj. Por çfarë fshihej në thellësi të tij? Donim me doemos ta zbulonim atë brenda, në zemër. Blemë një gomone të përdorur, 6 lopata, 6 jelek të vjetër dhe skafandra. Do futemi brenda me gomone, do bëjmë Rafting. Strategjia jonë ka qenë të ngrinim produkte turistike në zona shumë të thella dhe të çonim shpresë në ta.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0