Lirian Ostrovica, sipërmarrësi që ju mundëson të filmoni live video dhe audio përmes Ecardify.io - Business Magazine Albania

Lirian Ostrovica, sipërmarrësi që ju mundëson të filmoni live video dhe audio përmes Ecardify.io

Lirian Ostrovica

“Mos lexo dhe mos u frymëzohu vetëm nga historitë e suksesshme. Do të mësosh shumë më tepër, nëse lexon historitë e dështimeve.”

Lirian Ostrovica, jeton prej vitesh tashmë në Kanada, por prej disa vitesh po zhvillon një biznes në Shqipëri, siç është dhurata.com dhe vitet e fundit ka zhvilluar disa produkte softwerike që i gjeni në platforma të ndryshme ndërkombëtare. Liriani jeton jashtë por flet shqip, në gjuhën e nënës dhe bën biznes në tokën mëmë, ndërsa mendësia e tij ndërkombëtare dhe njohuritë në teknologji i kanë zgjeruar më tej hapësirën e biznesit. Si një prej shqiptarëve të diasporës që mendon, flet dhe punon shqip, ne kemi zhvilluar një intervistë me të për të mësuar më shumë rreth tij dhe dhe bizneseve që ai drejton.

Cili është rrugëtimi juaj profesional?

Kam mbaruar studimet e larta si Inxhinier Mekanik në 1988, dhe në vitet që pasuan kam punuar njëkohësisht si projektues makinerish, programues kompjuteri dhe profesor i jashtëm në universitet.

Në vitin 1993 vajta për studime në një universitet të Hollandës, dhe më pas punova për një kompani belge që po investonte në Shqipëri, por që dështoi.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0