"La Perle" Bubble Glamping i vetëm në Ballkan realizohet nga një grua! - Business Magazine Albania

“La Perle” Bubble Glamping i vetëm në Ballkan realizohet nga një grua!

La perle "Bubble Glamping" i vetëm në Ballkan realizohet nga një grua!

Kristi Thodhoriani, inxhinierja hidroteknike nga Tirana sjell për herë të parë në Shqipëri një tjetër frymë biznesi. E rritur mes shumë mundësish për të zgjedhur një jetesë brenda apo jashtë Shqipërisë, ajo tregon për Business Magazine se po qëndron në atdhe për të dhënë kontributin e saj.

La Perle është biznesi që ka ndërtuar, i vetmi i këtij lloji në Ballkan. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga ky kamping i krijuar nga Kristi,  që nuk e ka harruar vendin e origjinës. “Ja një xhevahir i fshehur në natyrën e bukur të Palasës. Kampingu “La Perle”, krijuar nga Kristi, një vajzë nga Palasa, e cila jeton e punon në Tiranë, me “kokën mbrapa” në vendin e origjinës”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ne kemi zhvilluar një intervistë me Kristin, të cilën mund ta lexoni më poshtë.

Jeni rritur me frymë biznesi?

Jo. nuk jam rritur në atë lloj fryme. Babai im është pedagog në  univeristet ndërsa nëna ime inxhiniere elektronike. Thjesht mora një iniciativë me motivacionin për të bërë diçka ndryshe në Shqipëri. Unë kam shumë mundësi për të jetuar dhe punuar edhe në shtete të tjera, pasi kam pasaportë tjetër, por Shqipërinë nuk dua ta braktis.

La Perle. çfarë është?

Është një Bubble Glamping, një projekt i kopjuar nga Italia dhe Spanja. Këtë gjë e kam bërë bashkë me kunatin tim dhe vendosëm ta realizojmë në Palasë.
Jam rritur këtu në Tiranë, por në Palasë më lidh dashuria e madhe për vendin tim. Kur ishim të vegjël kalonim pushimet aty dhe jemi rritur me frymën për ta dashur  origjinën.

Kristi është e vështirë të bësh biznes në Shqipëri?

Po është pak sfiduese. Unë kam ndërtuar një biznes i cili, Tiranë-Palasë vjen në një largësi të konsiderueshme ndaj dhe kostoja automatikisht është e rritur. Ndërsa, një tjetër problem është stafi, nuk gjejmë profesionistë tepër të mirë. Ata ose janë larguar nga vendi ose nuk ndjekin më profesione të një zanati si: eletricist, riparues etj. Do të doja që të përmendja edhe kunatin tim Darin i cili është bashkëudhëtar si unë në këtë biznes dhe besoi fort në suksesin e tij.

“La Perle” nga kush frekuentohet më tepër?

Nga shqiptarë por edhe të huaj, deri tani kemi pasur italianë dhe polakë.
Ka pasur edhe nga Danimarka apo Gjermania. Të gjithë janë të mahnitur sepse është një strukturë për njerëz që e duan inovacion dhe natyrën.

Një promovim ju ka bërë edhe kyreministri i vendit si ndiheni për këtë fakt?
U ndjeva shumë mirë dhe mora shumë adrenalinë. Në mbrëmje nuk po më zinte gjumi, sepse kisha shumë mesazhe që më vinin.
Ishte një vëmëndje shumë e madhe që morëm.

A do të bëni më shumë vitet e ardhshme?
Po do të shohim se si do të jetë si ecuri. Një suport shumë i madh ka qënë babai im, sepse duke qenë inxhinier i uli dyshimet mbi funksionimin e këtij projekti në Ballkan.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0