Çfarë nevojitet të jesh një kampion?! Luiza Gega frymëzon! - Business Magazine Albania

Çfarë nevojitet të jesh një kampion?! Luiza Gega frymëzon!

Luiza Gega

Flamuri shqiptar në duart e Luiza Gegës, kur sapo u shpall kampione e Europës në atletikë, bëri krenar çdo shqiptar në Shqipëri e në mbarë diasporën. Simbol i përkushtimit, pasionit dhe vullnetit të patundur, Luiza Gega frymëzoi shqiptarët dhe në veçanti gratë dhe vajzat. Dozat e shpresës u shtuan ndërsa theksohej se Luiza ka punuar dhe është stërvitur shumë shpesh edhe pa mbështetje financiare. Ne kemi zhvilluar një intervistë me Luiza Gegën, ku ndan me ne mesazhet por edhe sfidat.

Luiza cilat janë fillesat tuaja në fushën e vrapit, tashmë të kthyer në tribunë fitoresh?


Gjithçka ka nisur 20 vite më parë, kur ende nuk kisha mbushur 14 vjeç.
Jam rritur në Durrës dhe burri i tezes time ishte trajner tek mjeshtëria sportive në Durrës. Në garat që bëja me shkollat dilja gjithmonë e para dhe ai më ftoi ta provoja.
Isha gati, sepse kam qenë fëmijë shumë i gjallë, me pëlqente të merresha me diçka. Pra, kështu filloi gjithçka, thjesht për argetim dhe përfundoi në pasionin tim më të madh dhe njëkohesisht profesionin e jetës.
Sigurisht që rrugëtimi ka qenë i gjatë, pasi kam 20 vite që merrem me këtë sport.

Artikulli u publikua më parë në faqen 2o të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shkarkoni Këtu nr. 30 të saj.

A ju ka ndryshuar fama mënyrën se si e konceptoni botën?

Është një pyetje që më bëhet shpesh kohët e fundit, por sinqerisht nuk e di se si dukem në syrin tuaj, por ndjehem vërtët e njëjtë.
Jam ndjerë e njëjtë si me kampione Ballkani, që sigurisht që nuk njihesha sa sot, ashtu dhe kampione Europe, pavarësisht se vëmendja është më e madhe.
Gjithmonë tek njerezit kam vlerësuar anën njerëzore, sado të famshëm apo jo dhe ndihem jashtë mase mirë kur njerezit më vleresojnë për njeriun që jam. Të qënit i sukseshëm nuk na bën më shumë njerëzor.
Unë jam natyrë që nuk më pëlqen shumë fama dhe kurrë nuk e kam kërkuar atë. Nëse tani jam e famshme ose më saktë njihem më shumë, ka ardhur thjesht si pasojë e arritjeve të mia ndërkombëtare, ku media sigurisht ka bërë pjesën e saj, por asnjëherë për qëllime fame. Gjithmonë objektivi ishte të bëja më të mirën që kisha mundësi në atë  që  kisha pasionin.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0