"Thyhet miti" i CEO-ve të suksesshëm, ja çfarë i bën ata të tillë

“Thyhet miti” i CEO-ve të suksesshëm, ja çfarë i bën ata të tillë


E ndërsa zhvillohet debati nëse rrogat e larta të ekzekutivëve të kompanisë janë të justifikuara, më shumë studime po përpiqen të ekzaminojnë me saktësi faktorët që ndikojnë në performancën e kompanisë gjatë mandatit të një CEO-je.

Shumë interesant ishte fakti se edhe CEO-ja me performancën më të lartë sipas Harvard Business Review, Lars Sørensen i Novo Nordisk të Suedisë, pranon se fati ka qenë forca kryesore e tij në arritjen e kësaj renditjeje.

Walter Frick, një editor senior i HBO-së, shkruan se fati në fakt luan një rol të madh, sipas kërkimeve të fundit shkencore. Një studim i Harvard Business School ka arritur në përfundimin se impakti i CEO-s në suksesin e kompanisë kap shifrat nga 2-22%, në varësi të industrisë. Ndërsa një tjetër studim nga A&M i Teksas-it, e pozicionon figurën e CEO-s me një shkallë ndikimi nga 4-5%.

“Nuk lipset nevoja e një studimi të kujdesshëm empirik për të arritur në përfundimin se arritjet e CEO-s nuk kanë për bazë vetëm aftësitë e tyre. Nëse kjo e fundit do të ishte e vërtetë, ‘kostumi’ i CEO-s nuk do të dominohej vetëm nga njerëzit me ngjyrë të bardhë,” shkruan Frick.

Meqë qenka kështu, nëse fati ndihmon një CEO të ketë sukses, atëherë cila është ajo gjë që e bën të pushohet nga puna? Një studim i vitit 2014 i Dirk Jenter nga Universiteti i Stanfordit dhe i Fadi Kanaan nga MIT zbuluan diçka tepër interesante: Pjesa dërrmuese e CEO-ve pushoheshin nga puna “si rezultat i faktorëve që ishin jashtë kontrollit të tyre”.

Sipas të dhënave, Jenter dhe Kanaan thanë se CEO-t kanë më shumë mundësi të pushohen nga posti ekzekutiv gjatë fazave të reçesionit të ekonomisë, më tepër se në periudhat kur industria operuese është në rritje. Dhe një detaj tjetër shumë i vlefshëm: Ka më pak shanse që CEO-t të pushohen nga puna si pasojë e një fati “të keq” si forcat ekonomike dhe më tepër shanse që të shpërblehen për shkak të fatit “të mirë”.

Si përfundim, Frick shkruan në HBR se CEO-t nuk kanë ndikim në performancën e një kompanie në atë nivel saç perceptohet nga audiencat. Iluzioni i kontrollit mbi kompanitë nga CEO-t është edhe ‘miku’ i tyre më i mirë, nga i cili ata “përfitojnë”.

“Është pak por e sigurtë, se mbi të gjitha CEO-t janë njerëz të talentuar, por kjo nuk është ajo që i ndan nga profesionistët e tjerë, aq mq pak që të jenë arsyeja sepse mund të jenë arsyeja që kompanitë dështojnë ose kanë sukses. Dhe as nuk është arsyeja që justifikon rrogën e tyre,” ka thënë Frick.”Thënë ndryshe, CEO-t kanë peshën e tyre, por është më e vogël se ajo që e mendojnë shumica e njerëzve.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0