Themeluesi i WhatsApp largohet nga Facebook dhe tregon arsyen pse e bëri këtë


Ndonjëherë strategjia më e mirë është të largoheni kur nuk jeni duke jetuar më, qëllimin tuaj.

Themeluesi i WhatsApp Jan Koum po largohet nga Facebook për shkak të mosmarrëveshjeve rreth strategjisë për privatësinë e të dhënave të përdoruesit. Udhëtimi i tij ka qenë një shenjë e guximit, vullnetit dhe vendosmërisë së pakufijshme. Koum ka lindur në një fshat rural jashtë Kievit, në Ukrainë. Në moshën 16 vjeçare, gjatë grindjeve dhe paqëndrueshmërisë politike, familja e tij mori vendimin e mundimshëm për të ikur nga vendi i tyre dhe për të shkuar në Mountain View të Kalifornisë. Babai i Koumit nuk mund të bashkohej me ta dhe mbeti prapa. Koum thotë: “Unë u rrita në një shoqëri ku gjithçka që bëhej, përgjohej, regjistrohej dhe spiunohej.” Largimi i papritur i Koumit nga Facebook na tregon pse ndonjëherë duke thënë “jo” apo edhe duke u larguar është strategjia më e mirë kur nuk jetoni më qëllimin tuaj.

Lexoni: Aleksandër Bello, shqiptari që punon prej dy vitesh në kompaninë globale, WhatsApp

Këtu janë tre mënyra të zgjuara për të përdorur ‘jo-në’ si një strategji për të qenë të vërtetë me veten tuaj.

  1. Suksesi nuk është kurrë linear

Koumi nuk është i huaj me dështimin dhe refuzimin. Në verën e vitit 2009, ai dhe bashkë-themeluesi i tij Brian Acton po kërkonin punë.

Ata përdorën Twitter për të ndarë lajmin e tyre. Ata u refuzuan nga burimet njerëzore të Twitter. Facebook i refuzoi gjithashtu.

Por Koumi tregon se suksesi nuk është kurrë linear. Gjithmonë do të ketë pengesa. Ka të bëjë me besimin në vetvete se çdo gjë do të vijë në momentin e duhur.

  1. Përqafoni pasigurinë

Çfarëdo që zgjidhni të besoni, jeta është e paparashikueshme. Vetëm pesë vjet më vonë, në një kthesë të mrekullueshme të fatit, Facebook bleu WhatsApp për 19 miliardë dollarë. WhatsApp kishte vetëm 55 punonjës në atë kohë. Të kesh guximin të futesh në të panjohurën ndonjëherë është mënyra e vetme për të gjetur thirrjen tënde të vërtetë.

  1. Thoni ‘Jo’ kur është e nevojshme

Nëse qëndroni të vërtetë në pse-në tuaj, në qëllimin tuaj ndonjëherë do të thotë të jesh egoist, kështu që bëhuni të tillë. Koum kishte mendjen që të transformonete industrinë e teknologjisë dhe guximin për të lëvizur kur strategjia e Facebook nuk ishte më në sinkronizim me vizionin e Koum për WhatsApp.

Kur ju thoni po për diçka, ju thoni jo për diçka tjetër. Sigurohuni që të thoni jo për gjërat e duhura në jetë në mënyrë që të mund të kaloni më shumë kohë duke ndërtuar të ardhmen tuaj.

/Inc

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale