TeachPitch ofron trajnime dhe certifikime në ndihmë të mësuesve shqiptarë gjatë periudhës së Covid-19

TeachPitch ofron trajnime dhe certifikime në ndihmë të mësuesve shqiptarë gjatë periudhës së Covid-19


 

Kompania Britanike TeachPitch e cila operon në fushën e shërbimeve të mësimit në distancë  dhe aftësive dixhitale, ofron mundësinë e trajnimeve dhe certifikimeve online për rritjen e kapaciteteve të mësimëdhënies dixhitale për më shumë se 1000 mësues shqiptarë të të gjitha cikleve.

Lexo: Covid Symptom Tracker: Aplikacioni më i shkarkuar që gjurmon simptomat e Covid-19

E themeluar në Londër në vitin 2014 nga një mësues, kompania ofron zgjidhje për të gjithë mësuesit të tejkalojnë problemin e shumëllojshmërisë së informacionit në internet përmes kurimit, mësimit në distancë, inteligjencës artificiale dhe përdorimin e platformave teknologjike në treg.

E përdorur aktualisht nga 38,000 mësues dhe pedagogë në 200 shtete të ndryshme, TeachPitch do të ofrojë trajnime dhe  mbështetje për të gjithë mësuesit që dëshirojnë të përfitojnë nga eksperienca shumëvjeçare e instruktorëve dixhitalë në fushën e mësimdhënies në distancë dhe ndërtimit të kurrikulave mësimore online.

Me mbështetjen e OSF Albania dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Agjensisë së Sigurimit të Cilësisë të Arsimit Parauniversitar (ASCPA), TeachPitch ka ndërtuar një trajnim  prej 2 orësh ku kompania vendos në dizpozicion të mësuesve shqiptarë platformat dhe ekspertët e saj në ndihmë të përmirësimit të aftësive dixhitale dhe rritjes së vetëbesimit të edukuesve, me qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe pranueshmërinë nga një numër sa më i gjerë studentësh. Trajnimet falas përmbajnë aftësi praktike në përdorimin e platformave më të avancuara mësimore dhe mjeteve dixhitale të zhvillimit të mësimit.

Lexo: Fotografo më shumë me karakteristikat e reja në Galaxy S10 dhe Galaxy Note10

Seanca e trajnimit do të fokusohet tek :

Shkolla e së Ardhmes- Një program i ndërtuar nga kompania TeachPitch për rrjetet profesionale të mësuesve shqiptarë që të ndajnë, ruajnë dhe menaxhojnë materialet e tyre mësimore dhe ti pasurojnë ato pas çdo seance. E gjithë permbajtja e trajnimit dhe leksioneve do të bëhet pjesë e sistemit Shkolla e së Ardhmes në mënyrë që tutorialet të ripërdoren sa herë të jetë e nevojshme nga shumica e mësuesve.

GoToMeeting: Një program profesional për takimet në distancë. Ky sistem u ofron mësuesëve mundësinë e mbajtjes së leksioneve interaktive  deri në 150 nxënës në të njëjtën kohë. Ekipi jonë ofron leksione online rreth mënyrës së përdorimit të GoToMeeting dhe ndihmon mësuesit për të organizuar mësimet e tyre nëpërmjet këtij sistemi. Pas përfundimit, mësimet e tyre mund të ruhen tek platforma “Shkolla e së Ardhmes” ose në “Google Classroom”.

Google Classroom: Platfomë mësimore për të cilën ofrohen instruksione dixhitale të certifikuara nga Google. Instruktorët ndihmojnë në përditësimin e njohurive tek të gjithë mësuesitë nëpërmjet tutorialeve të organizuara gjatë kësaj periudhe.

Certifikimi “Instruktori Dixhital” – Pas përfundimit të trajnimit mësuesit përkatës certifikohen si Instruktor Dixhital nga kompania TeachPitch dhe lejohen të punojnë me teknologjinë e TechPitch, kanë akses në të gjithë materialet e ndërtuara prej kompanisë, 178,000 burime nga rreth 220 platforma mësimore nga e gjithë bota dhe të gjithë përmbajtjen, video premium se si të bëhesh një mësues dixhital edhe më i mirë. Instruktorët dixhitalë përfitojnë mbështetje nga ekipi ynë dhe shërbimet tona të marketingut.

Lexo: COVID-19, Netflix dhe Youtube ulin cilësinë e transmetimit

Kompania është në kërkim të mësuesve digjitalë. Kush dëshironë të aplikojë të regjistrohet KËTU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0