COVID-19, Netflix dhe Youtube ulin cilësinë e transmetimit

COVID-19, Netflix dhe Youtube ulin cilësinë e transmetimit


Pandemia e koronavirusit ka detyruar qindra miliona persona, në mos miliarda, që të rrinë në shtëpi për të shmangur përhapjen e saj.

Kjo përkon me një rritje të madhe të kërkesës së shërbimeve online, në veçanti të atyre që kanë të bëjnë me zbavitjen. Netflix, Amazon Prime, Youtube etj, kanë regjistruar një “shpërthim” të abonimeve dhe të kontakteve gjatë ditës, por kjo sjell edhe të papritura në infrastrukturë.

Për këtë arsye Netflix ka deklaruar se do t’ i përgjigjet pozitivisht apelit të Komisionit Europian për të ulur cilësinë e transmetimeve në HD, që me ketë ngarkesë të jashtëzakonshme mund të çojnë në kolaps sistemin.

Gjigandi amerikan i ofertës së produkteve në streaming vendosi të reduktojë me 25% cilësinë e transmetimit, duke siguruar gjithsesi, sipas tyre “një shërbim të kënaqshëm për klientët”.

Pas Netflix, Youtube deklaroi se i bashkohet iniciativës, duke pezulluar për 30 ditë versionin “HD” të videove, duke e kaluar atë në SD (Standard Definition).

Një kolaps i linjave të internetit mund të përfshinte edhe institucionet shëndetësore dhe ato shtetërore në linjë të parë të ”betejës” me koronavirusin, duke parë që përtej pjesës “doënload”, edhe ajo “upload”, që ka të bëjë me ngarkimin në rrjet të dokumenteve të ndryshme, është rritur me 40% për shkak të punës së transferuar në karantinë.

The Economic Times

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0