Të marrësh rrobat me qera, e ardhmja e industrisë së modës - Business Magazine Albania

Të marrësh rrobat me qera, e ardhmja e industrisë së modës


Tonelata veshje të padëshiruara hidhen në vendin e mbetjeve në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit, ndërkohë që një amerikan mesatarisht vlerësohet të hedhë 37 kg rroba të përdorura çdo vit. Mos përdorimi dhe largimi i pashmangshëm i veshjeve të padëshiruara është bërë një problem shqetësues global dhe në shumë raste, shumë veshje hidhen pa qenë nevoja, kur ato mund të riparohen apo të riciklohen.

Lexoni: Google dhe H&M do t’ju bëjnë një veshje të personalizuar në bazë të të dhënave të smartphone-it tuaj

Mbushja e deponisë me veshje dhe tekstile i kushton Mbretërisë së Bashkuar rreth 82 milionë paund çdo vit. Por nga ana tjeter, konsumimi i veshjeve është shumë i rëndësishëm për ekonomitë e shumë vendeve gjithashtu. Hulumtimet nga Këshilli i Modës Britanike, për shembull, zbuluan se moda kontribuon drejtpërdrejt në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar me 28 miliardë paund dhe në nivel global, ajo është një industri prej 2.4 trilionë dollarësh.

Përveç kësaj, vlerat materialiste dhe një dëshirë e përhapur për të pasur gjëra të reja, të binjakëzuara me premisat e modës për të krijuar dhe për të shitur stile të ndryshme, ka reduktuar vlerën funksionale të veshjeve, duke i bërë lehtësisht të flakshme. Prodhohen rreth 100 miliardë artikuj çdo vit dhe 50% e pjesëve hidhen brenda një viti.

Në të vërtetë, shifrat e fundit tregojnë se një kamion plehrash prej tekstilesh hidhet çdo sekondë në nivel global.

Problemi me modën

Moda dhe qëndrueshmëria historikisht kanë pasur një marrëdhënie të pakëndshme me njëra tjetrën. Këto probleme kanë parë kompanitë e modës të rishikojnë ndikimet e tyre sociale dhe mjedisore. Konsumatorët, ndërkohë, janë duke parë gjithnjë e më shumë për vendin ku dhe si janë bërë rrobat. Por, ndërsa moda bën hapa për t’u bërë një industri e zhvilluar, ende ekzistojnë shqetësime serioze lidhur me ndikimin e saj në mjedis dhe kontributin ndaj ndryshimeve klimatike.

Lexoni: Marka e re shqiptare e veshjeve që po menaxhohet nga 18 vjeçari

Moda konsiderohet të jetë një nga industritë më ndotëse në botë, nga përdorimi i kimikateve toksike deri tek ndotja e ujit dhe mbeturinat. Rreth 35% e totalit global të mikrofibrave në oqeane vijnë nga rrobat dhe tekstilet, që do të thotë se moda është një kontribues i madh në këtë ndotje. Deri në vitin 2050, parashikohet që industria e modës do të përdorë deri në 25% të karbonit në botë.

Pra, cila është zgjidhja? Një “ekonomi rrethore” kërkon të lëvizë përtej modelit linear për të mbyllur lakun, projektuar mbetjet dhe minimizuar ndikimet mjedisore. Ndërsa markat e modës punojnë për të kufizuar praktikat e tyre ndotëse përmes krijimit të koleksioneve organike, ekologjikisht të ndërgjegjshme, ende ekziston nevoja për të kufizuar vëllimin absolut të mbetjeve që krijon kjo industri.

Riciklimi është bërë një iniciativë e rëndësishme për të adresuar këtë. H & M, për shembull, ka një skemë të suksesshme të grumbullimit të veshjeve, duke ripërdorur veshjet e padëshiruara të konsumatorëve të tyre. Markat e tjera, ndërkohë, po përdorin materiale të ricikluara për të krijuar veshje.

Ndërsa riciklimi mund të duket një ide e mirë dhe realisht është një ndër idetë e mira, përsëri mbetet problematike për mjedisin. Riciklimi kërkon energji intensive dhe mund të kërkojë përdorimin e materialeve të mëtejshme të virgjëra. Përveç kësaj, ndërkohë që zgjidh disa nga çështjet e qëndrueshmërisë së modës, ajo nuk adreson në mënyrë adekuate problemin që konsumatorët blejnë shumë dhe se numri mesatar i përdorimit të veshjeve ka rënë me 36% që nga viti 2000. Ne duhet të rishikojmë mënyrën se si shitet moda, duke inkurajuar konsumatorët të humbasin më pak dhe të sigurojnë që rrobat të kenë një hapësirë ​​më të gjatë jetësore.

A është dhënia me qera e rrobave e ardhmja?

WRAP, agjencia britanike për efikasitetin e burimeve, ka identifikuar leasing si një model inovativ biznesi që i jep rrobave një jetëgjatësi më të lartë shërbimi, duke reduktuar përdorimin e materialeve dhe emetimin e dioksidit të karbonit. Një studim i kohëve të fundit i kryer nga Qendra Tregtare Westfield në Londër gjithashtu propozoi që dhënia me qera e veshjeve të bëhet një trend kyç në të ardhmen.

Lexoni: Shqipëria tashmë prodhon edhe për kompani ndërkombëtare të veshjeve

Vlera e mundshme e tregut të qerasë së veshjeve në Britani parashikohet të jetë 923 milionë paund dhe modeli është tashmë i vendosur mirë për disa artikuj, të tilla si xhaketa për darka dhe kostume martese për meshkujt. Përkundër kësaj, aktualisht ekziston vetëm një pjesë e vogël e kompanive të modës që kanë adaptuar një model leasing. Për shembull, në Mud Jeans, konsumatorët mund të japin me qera një palë xhinse organike dhe pas një viti mund të mbajnë, shkëmbejnë ose t’i kthejnë ato.

Ndërkohë, Style Lend, e themeluar nga shqiptarja Lona Alia në Shtetet e Bashkuara ka si fokus këtë model biznesi, ku femrat japin rrobat e tyre me qera njëra tjetrës përmes platformës së Style Lend. Lona gjatë intervistës në Startup Grind Tirana me Gerti Boshnjakun e ngriti si problem çështjen e rrobave dhe theksoi se duhet gjetur një zgjidhje patjetër për këtë gjë dhe ky ishte fokusi i saj për të ardhmen e Style Lend.

Lexoni: Post Startup Grind Tirana, Lona Alia drejt sipërmarrjës triliona dollarëshe

Këto kompani janë ndërtuar mbi ndryshimin, por padyshim që ato përballen me sfidat e sistemit tradicional të shitjeve, së bashku me hezitimin e konsumatorit. Duhet theksuar se kjo mënyrë jo vetëm që ndihmon në zgjidhjen e ndotjes, por edhe në xhepat e konsumatorëve, të cilët do të shpenzojnë më pak për të marrë rroba me qera se sa për t’i blerë ato dhe t’i veshin vetëm për ndonjë rast.

Nëse konsumatorët do të angazhohen, kjo teknikë duhet të jetë e përshtatshme, e lirë, e arritshme dhe të përmbushi dëshirën për të patur diçka të re. Konsumatorët janë të hapur për të ndryshuar dhe leasing-u mund të ndihmojë në arritjen e një industrie më të plotësuar. Megjithatë, ka çështje që duhet të merren në konsideratë që nga transporti e deri tek pastrimi. Qeradhënia ka potencial për të zvogëluar mbeturinat dhe për të rritur jetëgjatësinë e rrobave, por për të arritur një industri më të qëndrueshme nevojitet një ndryshim sistematik në praktikën e biznesit dhe në sjelljen e konsumatorit.

burimi: weforum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0