Strategjitë e Warren Buffett për të arritur suksesin - Business Magazine Albania

Strategjitë e Warren Buffett për të arritur suksesin


Kur Bill Gates u takua për herë të parë me Warren Buffett, mikpritësi i tyre, nëna e Gates, u kërkoi personave rreth tryezës të ndanin faktorin e vetëm më të rëndësishëm për suksesin e tyre. Gates dhe Buffett dhanë të njëjtën përgjigje me një fjalë: “Fokusi”.

Kur njerëzit dëgjojnë që Warren Buffett shpenzon 80% të kohës duke lexuar dhe menduar, ata kanë një reagim të menjëhershëm dhe të parashikueshëm: “Epo, ai mund ta bëjë këtë, sepse është Warren Buffett, një nga njerëzit më të pasur në botë. Unë nuk mund ta bëj kurrë këtë.”

Lexoni: Si të bëni milionin e parë në mënyrën e Warren Buffett

Ndërsa kjo përgjigje mund të ndihmojë njerëzit të ndihen më mirë me veten e tyre, sigurisht që nuk do t’i bëjë ata më të zgjuar.

Sepse realiteti është: Buffett ka kaluar pjesën më të madhe të kohës duke lexuar dhe duke menduar që kur ishte në shkollë. Duke pasur më shumë para ose duke menaxhuar një kompani të madhe nuk do të thotë se ka më shumë kohë të lirë.

Koha e lirë nuk është kurrë default. Përkundrazi, koha e lirë është rezultat i strategjisë. Është rezultat i mënyrës së të parit të kohës ndryshe.

Në këtë artikull BusinessMag ju sjell 6 nga strategjitë më të mira që Warren Buffett ka përdorur gjatë gjithë karrierës së tij në mënyrë që të ketë shumë kohë leximi dhe mendimi. Ju ftoj të përshtatni ato në mënyrë që të keni më shumë kohë për të bërë atë që është më e rëndësishme për ju çdo ditë.

Ndërsa lexoni këto strategji, jini të vetëdijshëm se këto nuk janë thjesht strategji të rastësishme të lidhura së bashku.

Strategjia #1: Vendosni prioritet për punët

Buffett ka eleminuar pothuajse të gjitha detyrat e detyrueshme të CEOs nga koha e tij:

  • Ai kurrë nuk bisedon me analistët (Buffet vlerëson se 20% e kohës së CEO-s tipik shpenzohet duke folur në Wall Street).
  • Ai rrallë flet me median.
  • Ai nuk merr pjesë në aktivitete të industrisë.
  • Ai ka jetuar jashtë NYC në Omaha, Nebraska për pothuajse gjithë karrierën e tij.
  • Ai mezi merr pjesë në ndonjë takim të brendshëm si CEOt tipik.

Çfarë është e rëndësishme për të parë këtu është se këto vendime nuk ndodhin rastësisht. Ai kërkon vazhdimisht t’i rezistojë presionit të madh social.

Lexoni: Këshilla për punësimin nga Bill Gates, Steve Jobs dhe Warren Buffett

Ne marrim njohuri se si Buffett merret me shpërqëndrimet dhe detyrimet nëpërmjet drejtuesit të tij personal, Michael Flint. Buffett një herë e ndoqi Flintin përmes strategjisë së tij me tre hapa për prioritizimin që mund ta lexoni më poshtë dhe ta provoni dhe ju vetë:

  1. Së pari, Buffett i kërkoi Flint të shkruante top 25 qëllimet e tij në një copë letre. Shkoni dhe shkruani qëllimet tuaja tani.
  2. Më pas, ai i tha atij të rrethonte 5 më të rëndësishmet. Deri më tani, asgjë e veçantë.
  3. Në fund ai i tha Flint që 20 qëllimet që nuk i rrethoi t’i vendoste në një listë “shmangi-me-çdo-kusht”. Ky është hapi ku shihni gjeniun e vërtetë të prioritizimit. Në këtë pikë, shumica e njerëzve thjesht do të fokusoheshin vetëm në 5 qëllimet e para dhe do të punonin me ndërprerje në pjesën tjetër të qëllimeve. Megjithatë jo Buffett. Ai e këshilloi Flintin: “Pa marrë parasysh çfarë, këto gjëra nuk marrin vëmendjen e duhur nga ju deri sa të keni arritur suksesin me top 5 qëllimet tuaja.”

Strategjia e Buffett thotë disa të vërteta themelore:

  • 20% e prioriteteve tona zakonisht përbëjnë 80% të rezultateve tona. Prioritetet e pesë qëllimeve kryesore të Buffett janë 20% e 25.
  • Kërcënimet reale për kohën tonë nuk janë shpërqëndrime të qarta që ne e dimë se janë të gabuara. Përkundrazi, kërcënimet reale janë “ujqërit të maskuar si dele” – aktivitete të cilat na bëjnë të ndihemi sikur po punojmë shumë, por që në fund nuk e plotësojnë as minimalen. Qasja e Buffett në tre hapa kulmon kundër këtyre!
  • Sfida e vërtetë për prioritizimin është të thuash, “Jo!” Është e lehtë të thuash po. Ajo që është e vështirë është të thuash jo për një punë që ju jep kënaqësinë të kontrolloni një detyrë nga lista juaj – të përmbushni një detyrim ndaj dikujt tjetër, të bëni një detyrë të lehtë, të shkruani një email.

Strategjia #2: Punoni me njerëz me të cilët e shihni veten duke punuar gjithmonë

“Nëse nuk mund ta shihni veten duke punuar me dikë për gjithë jetën, mos punoni me të për asnjë ditë.” – Naval Ravikant

Ngjashëm me atë se si Buffett auditon aktivitetet e tij të punës, ai gjithashtu kontrollon me kë punon.

Buffett punon VETËM me CEO-të që u beson, që japin rezultate dhe e shohin veten duke punuar me të për dekada. Si rezultat, ai bën bisedime mjaft të kujdeshme para se të blejë një kompani dhe nuk menaxhon në mënyrë aktive CEOt e biznesit që zotëron. Për më tepër, ai shijon bisedat që ka me CEO-t.

Buffett zbaton të njëjtat kritere për njerëzit e ekipit të tij, shumë prej tyre kanë qenë me të për dekada të tëra.

Strategjia #3: Mbani gjërat sa më thjeshtë

Buffett ka eleminuar gati të gjithë burokracinë në kompaninë e tij. Kompanitë e portofolit të Berkshire Hathaway kanë gati 400,000 punonjës, por selia e saj aktuale ka vetëm 24 punonjës.

Jeta personale e Buffett është gjithashtu shumë e thjeshtë. Ai jeton në një shtëpi modeste, e njëjta që ai ka jetuar për 60 vjet.

Lexoni: Aftësia që ju veçon nga të gjithë të tjerët sipas Warren Buffett

Ndërsa rritemi në karrierën tonë, në kompanitë tona dhe në jetën tonë, është tepër e lehtë për të shtuar kompleksitetin. Ndërsa fitoni më shumë, është normale të punësoni më shumë të punësuar. Ndërsa fitoni më shumë para, është normale të shpenzoni gjithnjë e më shumë.

Ajo që është vërtet e fuqishme dhe unike është t’i mbani gjërat e thjeshta. Kjo kërkon përpjekje dhe aftësi. Dhe, kjo është pjesë e strategjisë së Buffett. Është e çuditshme të thuhet kjo, por një nga njerëzit më të pasur në botë mund të jetë edhe një nga minimalistët më të mëdhenj kur e krahasoni stilin e jetesës me të cilin ai mund të jetojë me atë që dëshiron të jetojë.

Strategjia #4: Fokusohuni në pak investime, por me cilësi të lartë

Warren Buffett bën vetëm pak investime në vit.

Pyetja që ngrihet tani tek secili prej jush është: “Si mund që një nga investitorët më të pasur në historinë njerëzore të bëjë kaq pak marrëveshje?”

William Thorndike na jep përgjigjen për këtë pyetje në librin e tij, The Outsiders:

“Buffett beson se kthimi i jashtëzakonshëm vjen nga portofolet e përqendruara. Idetë e shkëlqyera për investime janë të rralla dhe ai u ka thënë vazhdimisht studentëve që rezultatet e tyre të investimit do të përmirësohen me kalimin e kohës që nga investimet e para të bëra.”

Buffett shpjegon filozofinë e tij në klipin e mëposhtëm nga dokumentari “Becoming Warren Buffett”:

Me pak fjalë, Buffett thotë: “Truku në investime është thjesht të uleni atje dhe të shikoni pitch pas pitch-i dhe të prisni atë që ju tërheq më shumë.”

Strategjia Buffett #5: Përqëndrohuni në investimet afatgjata

Buffett zbaton një koncept për të investuar në njohuri që do ta paguajnë përgjithmonë. Në biografinë e vetme të autorizuar të Buffett, biografi i tij komenton mbi atë që mësoi prej tij:

“Gjërat që mësoni dhe investoni duhet të jenë njohuri që janë kumulative, në mënyrë që njohuritë të maturohen në vetvete. Pra, në vend që të mësosh diçka që mund të bëhet e vjetëruar nesër, zgjidhni gjëra që do t’ju bëjnë më të mençur në 10 apo 20 vjet. Ky mësim është diçka që unë e përdor gjithë kohën tani.”

Strategjia #6: Shmangni teknologjinë më të fundit

Çdokush do të mendonte se investitori më i madh i të gjitha kohërave qëndron në krye të teknologjive më të fundit në mënyrë që të jetë i përditësuar.

Interesante, por e kundërta është e vërtetë. Këtu janë disa shembuj:

  • Ai kurrë nuk ka pasur një kompjuter në zyrën e tij
  • Ai kurrë nuk ka përdorur një listë të aksioneve
  • Ai NUK ka një smartphone

Këto zgjedhje unike tregojnë disa gjëra rreth Buffett:

  • Buffett është shumë i qartë në lidhje me të dhënat që duhet të dijë për të bërë një investim.
  • Ai ka besim të mjaftueshëm në mendimin e tij dhe ai është i gatshëm të mos bëjë atë që është më popullorja.
  • Ai largon në mënyrë proaktive shpërqëndrimet potenciale nga mjedisi i tij dhe vepron me vullnetin e tij.

Ne të gjithë kemi 24 orë në ditë. Prandaj, veproni pa humbur kohë që të shkoni sa më larg.

Lexoni: Warren Buffett deklaron se nuk do të investojë kurrë në kompaninë Microsoft

Fokusi është një nga 20% e aftësive që na japin 80% të rezultateve në jetën tonë. Kjo na lejon të arrijmë në një vit atë që mund të marrë një dekadë për dikë tjetër. Për më tepër, duke u përqendruar në disa gjëra që kanë rëndësi në punë, marrim kohë në jetën tonë personale për të qenë të shëndetshëm dhe të kalojmë kohë me të dashurit tanë.

Por mbani mend këtë: Për të marrë përfitimet e plota të fokusit, ne duhet ta shohim atë si një aftësi që kërkon vite praktike për t’u zhvilluar. Fokusimi ngjan si një gjë e thjeshtë, por kërkon burime të mëdha emocionale dhe konjiktive për ta ndjekur vazhdimisht. Kjo është arsyeja pse të gjithë tregojnë fuqinë e fokusit, por pak njerëz me të vërtetë fokusohen.

Strategjitë e Warren Buffett na frymëzojnë të gjithë për të qenë një nga të paktët që e bëjnë këtë.

burimi: medium

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0