Këshilla për punësimin nga Bill Gates, Steve Jobs dhe Warren Buffett

Këshilla për punësimin nga Bill Gates, Steve Jobs dhe Warren Buffett


Duke u përballur me kompanitë tradicionale me tulla-&-llaç që mbajnë peng njerëzit në zyrat e tyre, Bill Gates dha një këshillë të vlefshme disa vite më parë:

“Gara për të punësuar më të mirin do të rritet në vitet në vazhdim. Kompanitë që u japin më shumë fleksibilitet punonjësve do të kenë përparësi në këtë garë.”

Shumë kompani që praktikojnë një filozofi të vjetër nuk janë të afta të përshtaten me këtë kërkesë nga punonjësit e rinj. Dhe në këtë mënyrë ata po humbasin talentet e mira që japin rezultat edhe për shkak të punës me kohë të pjesshme.

FlexJobs, shërbimi për listimin e punëve në distanë, ka kryer një studim për të theksuar se e ardhmja e punës është puna në distancë.

Ja cilat ishin rezultatet e studimit të kryer:

  • 84% duan më shumë balancë jetë-punë.
  • 67% tregojnë se familja është arsyeja për një punë fleksibël.
  • 60% duan të kursejnë më shumë kohë.
  • 49% duan të kursejnë para.
  • 48% duan të largojnë stresin.
  • 85% duan të komandojnë 100% të kohës.
  • 54% duan të bëjnë një punë fleksibël apo ta zgjedhin vetë orarin.

Këshilla e Steve Jobs

Jobs zgjidhte të punësonte njerëz të mprehtë. Nuk i pengonte me kërkesa, por u ofronte një dhomë ku ata mund të ndërtonin gjëra të mëdha.

Jobs shprehej se përsa kohë njerëzve të mençur u jepen burimet, autonomia, fleksibiliteti për ta bërë punën siç ata duan, atëherë ata nuk kanë nevojë të menaxhohen. Sapo ata të kuptojnë detyrën e tyre, e zgjedhin vetë se si do ta bëjnë atë.

Këshilla e Warren Buffett

Miliarderi Warren Buffett, kryetar dhe CEO i Berkshire Hathaway, ka jetuar sipas disa vlerave dhe parimeve që e kanë ndihmuar të ketë një sukses të pabesueshëm. Ja çfarë thotë ai për punësimin e njerëzve të duhur në kompani:

“Dikush më ka thënë njëherë, se kur kërkon të punësosh njerëz të rinj shiko këto tre cilësi: integritetin, inteligjencën dhe energjinë. Nëse nuk kanë të parën, dy të tjerat do të të vrasin. Dhe është e vërtetë. Nëse punëson dikë pa integritet, do të përballeni me dikë jo të zgjuar dhe dembel.”

Mbi të gjitha, ju nevojiten punonjës që kanë njohuri.  Energjia është një karburant që nxit pasionin dhe motivimin.

Por mungesa e integritetit? Ajo nuk negociohet.

Përfundimisht, punësimi i njerëzve me integritet i drejtohet edhe lidershipit. Një person që ecën krah për krah me integritetin përfundimisht bëhet një model i cili urdhëron respekt dhe ushtron ndikim të madh. Këta janë lloji i drejtuesve që njerëzit dëshirojnë dhe të cilët  promovohen në role drejtuese.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0