Warren Buffett deklaron se nuk do të investojë kurrë në kompaninë Microsoft

Warren Buffett deklaron se nuk do të investojë kurrë në kompaninë Microsoft


Falë suksesit të vazhdueshëm të biznesit të cloud computing, çmimi i aksioneve të Microsoft është rritur me mbi 40% gjatë vitit të kaluar, duke e bërë atë një kompani me vlerë 733 miliardë dollarë.

Megjithatë, Warren Buffett, investitori legjendar dhe “Oracle of Omaha”, tha se firma e tij Berkshire Hathaway nuk zotëron asnjë aksion në Microsoft … dhe nuk do të zotërojë kurrë.

Dhe kjo e gjitha për shkak të miqësisë 27-vjeçare midis miliarderëve Buffett dhe bashkëthemeluesit të Microsoft Bill Gates.

Unë përpiqem të qëndroj larg nga disa gjëra, sepse përfundimi nuk do të ishte i mirë,” tha Buffett në takimin vjetor të aksionerëve të Berkshire Hathaway, siç raportohet nga The Wall Street Journal.

Lexoni: Industritë janë transformuar gjithmonë nga teknologjia. Udhëheqësit e biznesit e dinë këtë më mirë se kushdo!

Me fjalë të tjera, Buffett nuk do të lejojë që firma e tij të blejë aksione të Microsoft, sepse mund të krijojë iluzionin e keqbërjes. Nëse firma e Buffett blen aksione në Microsoft – ashtu siç bëri me Apple – dhe aksionet rriten në fitime ose blerje, mund të duket sikur Gates ka zbuluar disa informacione të brendshme tek miku i tij i vjetër. Gates mund të mos udhëheqë më Microsoft, por ai ende ulet në bordin e kompanisë dhe shërben si këshilltar i drejtorit aktual Satya Nadella.

Megjithatë, Buffett dhe Gates nuk janë gjithnjë afër, Buffett ka shkruar për faktin se ai nuk ka blerë asnjë aksion të Microsoft.

Ndërkohë, që Buffett ka blerë një sasi të lartë aksionesh të Apple, Gates u tregua mjaft mbështetës gjatë një interviste për CNBC duke thënë se miku i tij ka bërë një zgjedhje të zgjuar.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0