Steve Jobs e pushon nga puna, por ai hap kompaninë e tij - Business Magazine Albania

Steve Jobs e pushon nga puna, por ai hap kompaninë e tij


Pothuajse 20 vjet më parë gjatë bumit të parë të teknologjisë, unë u përballa me një situatë të vështirë. Steve Jobs më pushoi nga Pixar, viza ime e emigracionit do të skadonte dhe paratë e mia ishin zhdukur. Isha me fat që njoha disa djem australianë, të cilët filluan një biznes që shërbente për reklamat. Për t’u bërë një themelues i biznesit, unë duhej të investoja aq pak para sa kisha lënë, të sjellja tre klientë dhe të fitoja 1 milion dollarë fonde. Pra, e fitova punën dhe përfundova duke themeluar kompaninë time të parë. – James Green, CEO i Magnetic

Dy dekada më vonë, kam drejtuar katër startup-e para kompanisë sime aktuale, për të cilat jam ende duke mbledhur para. Dhe kur mendoj për atë që ka qenë themelore në pitching para investitorëve potencialë, kujtoj se kush janë njerëzit me të cilët kam të bëj. Siç thotë autori John Green,Ç’gjë mashtruese të besohet se një person është më shumë se një person.

Lexoni: “Më pushuan nga puna, ja se si e trefishova rrogën pas kësaj”

Gjëja më e keqe që ju mund t’i thoni një investitori të mundshëm nuk është i lidhur me asnjë subjekt, koncept apo imperativ morali i veçantë. Ju gjithmonë mund të gjeni një investitor, i cili do të jetë në rregull me pozicione ekstreme. Ajo që nuk duhet t’i thoni kurrë një investitori potencial është: “Gjërat u përkeqësuan.”

Në takimin tuaj të parë me një investitor, ju duhet të bëni dy gjëra: Më së shumti, mrekullojini ata me idenë tuaj dhe më pas, ndërsa po shpjegoni idenë tuaj, sigurohuni që çdo numër i madh i “shitjeve apo i të punësuarve” është në hapjen e këtij takimi të parë.

Përpiqem të jem transparent për ndonjë pengesë gjatë takimit të parë. Pastaj, edhe nëse investitori gërmon thellë, ai nuk do të zbulojë asgjë që tashmë nuk është zbuluar.

Shembulli më i zakonshëm i gabimeve që sipërmarrësit bëjnë me investitorët e rinj, janë dhënia e numrit të shitjeve që nuk janë të sigurta apo të sakta. Nuk ka asgjë më të keqe sesa negocimi i një investimi të kapitalit dhe më pas të thuash se numrat që keni ndarë në fillim kanë shkuar keq tani. Edhe nëse artificialisht mbushni numrat dhe jeni në gjendje të qëndroni në kohë të mjaftueshme për të marrë investimin, do të helmoni marrëdhënien tuaj. Është një mënyrë e tmerrshme për të filluar.

Lexoni: Kur dhe Si të Pushosh nga Puna një Punonjës?

Dhe kjo nuk është vetëm për fillimin e një marrëdhënieje investitorësh. Është gjithmonë mirë që lajmet e këqija të përcillet sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë njerëzore, në mënyrë që një investitor asnjëherë të mos i zbulojë këto gjëra vetë ose të zbulojë se situata ka qenë e keqe për një kohë të gjatë, por ju nuk ua keni thënë atyre.

Marrëdhëniet e investitorëve janë tamam si çdo lloj marrëdhënieje tjetër. Ato janë ndërtuar mbi besimin. Në një marrëdhënie besimi, duhet të jeni të lirë të flisni dhe të tregoni të vërtetën gjatë gjithë kohës, sado e dhimbshme qoftë ajo. Fshehja e saj, vonesa, ose shmangia e komunikimit për gjëra të rëndësishme para investitorit është ajo që nuk duhet të bëni kurrë.

burimi: Fortune

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0