Kur dhe Si të Pushosh nga Puna një Punonjës?


Ish-Drejtori i Operacioneve të përditshme im ishte më shumë se një koleg për mua- ne ishim miq shumë të mirë. Ne shpenzonin shumë orë në zyrë bashkë, dhe jashtë saj gjithashtu.

Dhe në 2007-ën, duhet ta lija që të largohej.

Ishte një nga gjërat më të vështira që më është dashur ndonjëherë të bëj, të pushoja mikun tim më të mirë ishte një lëvizje për të mirë të kompanisë. Ne ishim në të njëjtin mendim për çdo gjë, por asnjëri prej nesh nuk ishte i orientuar nga detajet apo tipat praktik që nevojiteshin për ta bërë kompaninë 1-800-GOT-JUNK? të rritej drejt një biznesi global. Ndaj m’u desh të merrja vendimin e vështirë që të ndanim rrugët tona.

Edhe pse diskutohet rrallë, të dish se kur dhe si të pushosh nga puna është një aftësi esenciale për çdo sipërmarrës. Mbajtja e njerëzve të gabuar mund të dëmtojë kulturën e kompanisë dhe qëllimin final. Tony Hsieh, CEO i Zappos, madje edhe ka vlerësuar se mbajtja e punonjësve të gabuar i kushton kompanisë më shumë se 100 milionë $.
Të pushosh dikë nga puna nuk është diçka që e bën për qejf, por kam gjetur këto metoda të cilat e zbusin dhimbjen e kësaj eksperience, dhe që ata që përfshihen në këtë proces të kenë mundësi t’i drejtohen një të ardhmeje më të shndritshme.

“Lamtumira” mund të jetë gjëja më e mirë për këdo

Pikësëpari, është e rëndësishme të kuptosh se pushimi nga puna i dikujt, kur bëhet siç duhet, mund të jetë fitimprurës për të dyja palët. Për kompaninë, mbajtja e njerëzve të gabuar mund të dëmtojë kulturën dhe qëllimin. Një punësim i vetëm i gabuar mund ta rrisë koston e drejtëpërdrejtë me 50,000 $. Ky mund të ndikojë në angazhimin në skuadër dhe produktivitetin, prandaj ata duhen larguar sa më shpejt që është e mundur.

Edhe punonjësi që largohet zakonisht nuk është i lumtur për largimin. Diçka rreth pozicionit që kanë ata nuk po funksionon dhe mbase këtë gjë e bluajnë me veten. Përfundimi i një pune është i dhimbshëm dhe i frikshëm. Por njëkohësisht është një shans i mirë për të gjetur një vend më të mirë. COO dhe miku të cilin duhet ta pushoja në 2007-ën është tani një këshillues super i suksesshëm, i cili kalon kohë më të bukura me projektet që i dashuron dhe me një pagesë më të lartë. Dhe me liderin e duhur për rritjen e adhshme, O2E Brands ka lulëzuar gjithashtu.

Mekanika e të pushuarit nga puna: Kur dhe Si ta pushosh dikë nga puna

Ka një lloj filozofie në qarkullim “punëso ngadalë, pusho shpejt”. Punësimi duhet të jetë një proces shumë i kujdesshëm në mënyrë që të bëhet përshtatja kulturore. Të pushosh dikë gjithsesi, duhet të jetë e shpejtë dhe vendimtare. Më 1994-ën unë pushova të gjithë kompaninë, 11 punonjës, në mënyrë të menjëhershme kur kuptova që kultura e punës ishte toksike dhe përtej përmirësimit. Ishte e tmerrshme, por e ndryshoi thelbësisht biznesin për mirë dhe për hir të të gjithëve duhet ta kisha bërë atë më parë.

 

/Shkruar nga Brian Scudamore, Publikuar nga Forbes.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale